Të famshmit njihen se përdorin pseudonime dhe kërkojnë linjat më të mira kur udhëtojnë, por le t’i ulim në tokë për një sekondë. Çfarë bëjnë për të qetësuar frikën e zakonshme ndaj  fluturimit? A tremben nga mikrobet? Si e kalojnë kohën në një udhëtim të gjatë?

Jennifer Aniston

Aktorja interpreton  në një reklamë të re për  Emirates Airlines,  ku  zgjohet nga një ëndërr e keqe fluturimi në një avion pa luks, por në të vërtetë është vetë fluturimi që i shkakton asaj makthe. Pasagjerja e nervozuar mbështetet në një ritual  para fluturimit për t’u siguruar se do të shmangë frikën gjatë fluturimit. “Kur  ngjitem në avion, e bëj gjithmonë me këmbën e djathtë dhe trokas në pjesën e jashtme të tij. E kam bërë gjithnjë. Për fat”, thotë ajo. “Dikush më tha ta bëja dhe nuk e mbaj mend kur ka qenë. Por më ngjiti”.
Carmen Electra
Modelja është mësuar me kokat që kthehen , por është nevoja e saj të lidhë atë çka i bën pasagjerë e tjerë të shohin. Ndërsa përpiqet të fluturojë në anonimat duke u ngjeshur pas ndenjëses pranë dritares, veshja e saj e zbulon. “Nuk ka rëndësi se ku po udhëtojmë, duhet të kem gëzofin, kapelën dhe shallin. Edhe nëse është një ishull tropikal apo diçka e njohur për klimën e ngrohtë. Kam gjithnjë ftohtë në avion”, shpjegon Electra. “Shpesh kam pamje të çuditshme, por prirem të ftohem shpejt, sidomos në avionë”.
 
Gwyneth Paltrow
Aktorja që jep këshilla rreth stilit të jetesës në blogun e saj “Goop”, thotë se dendet në vitamina C dhe magnez-kalcium që i qetësojnë nervat, ndërsa fluturon. Përpara se të prekë  ndenjësen përdor diçka për t’i mbajtur larg mikrobet. “Pi shumë ujë dhe përpiqem të qëndroj e hidratuar, por gjithashtu spërkas argjend koloidal në ndenjëse, sepse është antibakterial natyror dhe antivirusal”
Alexa Chung
Duke marrë parasysh sa shpesh është në fluturim, ajo duhet ta ketë rutinën gati. Por e vetëshpallura udhëtare e keqe është një fluturuese harraqe apo edhe më keq paketuesja më e keqe e rrobave. “Gjëja tjetër që di, është se jam ulur në avion me pantallona të shkurtra dhe sandale duke pyetur veten pse jam  aq idiote”, bën shaka ajo. “Rrallë më ndodh të marr pas gjithçka kisha kur mbërrita. Nuk kam metodë. Ose ia del ta fusësh në çantë ose jo. Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjëherë të mos harroj gjë”.
 
Kim Kardashian
Ylli i spektakleve reality e dashuron procesin e bërjes së flokëve dhe grimit, sesioni i kontureve me 50 hapa i merr plot katër orë. Në mënyrë që ta mbajë look-un dhe të mbajë një rutinë mosmirëmbajtje të ulët pas fluturimit, ajo i jep kredite strategjisë së saj në fluturim.
“Fle me grim kur udhëtoj. Përdor këllëfë jastëkësh në saten të zi nëse fle gjatë fluturimit dhe shkoj drejt e në event. Kur mbërrij, ndalem në një banjë menjëherë dhe rregulloj pak fondëtintën, por pjesa tjetër është e bërë”.
Mayim Bialik
Ylli i serialit  “Teoria e Big Bengut” ka disa rituale. Para se të filmoj një episod, ajo  për besëtytni ha unaza qepe dhe pi gjysmë Coca-Cola, dhe kur fluturon merr me vete një rrjetë sigurie. “vaj esencial livande për t’u qetësuar kur frikësohem për faktin se jam në një avion, tapa veshësh, iPod Nano dhe disa ëmbëlsira vegjetarianë si ushqim komforti, në rast se më kap paniku”.