Këto këshilla do ju ndihmojnë të sfidoni stereotipat dhe të shmangni ndonjë fyerje të paqëllimtë ndaj vendasve. Pavarësisht se cilin vend vendosni të vizitoni, është e rëndësishme të bëni një kërkim të shkurtër rreth kulturës vendase dhe të familjarizoheni me zakonet e zonës përpara se të shkoni atje. Ja disa këshilla nga ekspertë udhëtimi mbi traditat e rajonit.

Tregoni respekt me veshjen!
Shumë kultura aziatike preferojnë një kod veshjeje shumë më modest sesa pjesa tjetër e botës. Në Kinë, bluzat me bark jashtë dhe fundet e shkurtër nuk shkojnë edhe aq shumë, thotë Stan Godwyn, Planifikues udhëtimesh dhe specialist i destinacioneve aziatike.
Kini kujdes hapësirën personale!
Pallavi Shah, President dhe CEO i “Our Personal Guest”, këshillon klientët të jenë të vetëdijshëm mbi hapësirën personale dhe kontaktin trupor. Si shenjë respekti, burrat nuk i prekin gratë në publik, në Indi. Është gjithashtu ide e mirë të lejoni një hapësirë sa gjatësia e krahut mes jush dhe të tjerëve.
Mos u bëni kritik!
“Nëse ju ftojnë për një vakt në Kinë, ka gjasa se do të ketë më shumë ushqim sesa ju mund të hani”, thotë Godwyn. “Është e sjellshme të provoni gjithçka dhe shumë e pasjellshme të kritikoni pjatat që nuk ju pëlqejnë”.
Zgjidhni formalitetin!
Konsiderohet e pasjellshme të përshëndesni të njohurit e ri në Azi me emrin e tyre të parë. Përdorni zonjë ose zotëri, ose mbiemrat e tyre” , thotë Shah.
Sillni dhuratë!
Nëse ju ftojnë në shtëpi, është e përshtatshme të sillni një dhuratë për të mikpritësin. Artikujt nga vendi juaj janë ato që vlerësohen më shumë, kështu që përpiquni të çoni diçka bërë në vendin tuaj- mund të jetë një verë përshembull. Përgatituni dhe paketoni një a dy shishe me vete.