Madridi është qyteti që di mirë si të jetojë. Është një qytet që ofron arkitekturë të mahnitshme, galeri të klasit të parë, plot histori, ushqim të mrekullueshëm dhe jetë nate legjendare. Nëse jeni të interesuar për këto, nuk ka dyshim që do të bini në dashuri me Madridin.


1. Madridi është krijuar rreth vitit 860 Pas Krishtit.

2.Ka qenë kryeqyteti i Spanjës qysh prej shekullit të 17 –të .


3. Sipas FIFA-s, Real Madrid FC është klubi më i suksesshëm i futbollit në botë, në shekullin e 20 –të .

4. Madridi është një nga qytetet më të gjelbër në Europë.


5. Ka më shumë ditë pa re se çdo qytet tjetër në Europë


6. Simboli zyrtar i Madridit është një ari që ngrihet me putrat e parme duke u gostitur me kokrra nga pema madroño .

7. Madridi është qyteti i tretë më i madh në BE, pas Londrës e Berlinit ( me Brexit-in, i bie të renditet i dyti, aktualisht) .

8. Popullsia e Madridit është rritur me më shumë se 2 milionë njerëz qysh prej 1900-ës.
 
9. Është kryeqyteti më i lartë në Europë


10. Emri Madrid vjen nga arabishtja “magerit” që do të thotë “vendi i shumë burimeve”.


11. Është shtëpia e Botës së Filmave të Warner Brothers që është si Disney World, i Spanjës.