India është një përzierje trallisëse ushqimi, njerëzish, vendesh, monumentesh dhe kulture dhe është një vend që me siguri do ju vërë në provë. Të udhëtosh në Indi është një përvojë me vete dhe është një nga ato që nuk duhen humbur. Është një vend gjigant dhe në zhvillim me shumë kultura, religjione dhe gjuhës që funksionojnë në harmoni dhe përzihen. Nëse jeni pak të shqetësuar për të udhëtuar drejt Indisë, mos kini frikë! Ja disa këshilla dhe informacion i dobishëm për të pasur një ide se ç’ju pret në Indi për shmangur  tronditjen kulturore!

Aeroporti
Përgatituni të goditeni me lagështi dhe nxehtësi ndërsa lini aeroportin me mijëra njerëz. Kjo përvojë mund të jetë tronditëse, veçanërisht nëse jeni nga një vend jo aq të nxehtë dhe të lagësht sa India. Sigurohuni të organizoni një transport drejt hotelit apo një taksi përpara se të mbërrini dhe kini të qartë drejtimin e vendit ku do akomodoheni për të shmangur mashtrimet dhe situatat e çuditshme.
 
Vishuni në mënyrë të përmbajtur
Duke qenë se India ka një kulturë tradicionale, është ide e mirë të mbuloni krahët dhe këmbët, veçanërisht si një shenjë respekti dhe nëse zgjidhni të vizitoni disa tempuj. Për femrat në veçanti, mund të ndiheni disi të ekspozuara dhe të brishta me shumë vëmendje mashkullore, kështu që për këtë arsye këshillohet të veshurit në mënyrë të përmbajtur.
 
Aromat
Me të mbërritur në Indi, shqisat tuaja punojnë papushim. India ka një larmi aromash, që variojnë nga erërat e mrekullueshme tek më të tmerrshmet, e gjithë kjo sidoqoftë është pjesë e përvojës. Prisni kutërbimin e urinës dhe plehrave që përzihen me aromat e temjanit, erëza dhe ushqimit që gatuhet.
 
Njerëzit
Duke u renditur e dyta për numrin më të madh të popullsisë më botë me 1 miliardë dhe 311 milionë ( 2015); shoqëria Indiane është tejet kompakte. Me shumë gjasë do të hasni njerëz që ju ngulin sytë vazhdimisht e ndoshta disa do ju pyesin pyetje shumë personale, kjo sepse janë kureshtarë dhe të interesuar për ju, ngaqë jeni “ndryshe”.
 
Varfëria
Varfëria në Indi është shumë e dukshme dhe për një kohë të gjatë një gjë e vështirë për t’u parë dhe pranuar. Me Indinë që është një nga vendet më të varfër në botë me një popullsi të madhe, do të shihni shumë baraka dhe lypës. Duke qenë të huaj do të bombardoheni nga lypësit që variojnë prej fëmijëve tek të moshuarit që mund të bëjnë gjithçka për të marrë ca të holla. Ka gjithashtu një hendek të madh mes të pasurve dhe të varfërve dhe nuk mund ta kthesh kokën ndërsa shihni makinat luksoze që ngasin mes barakave si edhe vilat të ndërtuara pranë qyteteve me baraka.
 
Ushqimi
Ushqimi në Indi nuk është si ushqimi indian që mund të keni provuar në restorante indiane. Në fakt është krejt ndryshe. Të provosh kuzhinën vendase në çdo destinacion është shija e vërtetë e një udhëtimi dhe të shijosh kuzhinën indiane në Indi nuk është ndryshe. Ushqimi indian është shumë i ndryshëm duke qenë se çdo rajon ka erëzat e veta specifike, përbërësit dhe metodat e gatimit. Megjithatë tregoni kujdes, vetëm nëse stomaku juaj është prej çeliku.
 
Rrugët
Rrugët në Indi janë një sakatim i plotë me mungesën e rregullave rrugore, dritave të trafikut, gjendjen e rrugëve, borive që bien vazhdimisht dhe çdo lloj transporti të imagjinueshëm, që variojnë nga makinat te biçikletat, triciklat dhe devetë. Të jesh pasagjer në një mjet apo një këmbësore mund të jetë përvojë tmerruese, e megjithatë është pjesë e kulturës indiane dhe mënyra sesi funksionon vendi.