Të shtunën, Pippa Middleton u martua me bashkëshortin e saj, James Matthews, në një ceremoni luksoze në kishë. Më pak se 24 orë pas vallëzimit të fundit, Middleton dhe Matthews hipën në avion për të nisur muajin e tyre të mjaltit. Çifti u pa në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit ndërsa ishin nisur drejt ishujve të Paqësorit, ku thuhet se do të qëndrojnë për një javë në The Brando.
 
Ishulli, i njohur ndryshe si Tetiaroa, ka qenë në pronësi të legjendës hollivudiane Marlon Brando. Brando shkeli në ishull për herë të parë ndërsa filmonte “Mutiny on the Bounty” dhe u magjeps menjëherë nga bukuria e rrallë e ishullit. Ai e bleu ishullin më 1967 –ën dhe e quajti shtëpi për një farë kohe. Më 1999-ën, Brando i kërkoi Richard Bailey -it, një banor i hershëm i Tahitit, ta ndihmonte në krijimin e një resorti miqësor me ambientin dhe me një luks të vetë-qëndrueshëm dhe Brando ia doli.
 
Ishulli ka 35 vila me çati kashte se secila ka vaskën e vet jashtë, një pishinë e pafund dhe një karrige lëkundëse për dy vetë. Resorti përfshin kondicion ajri me ujë deti, elektricitet diellor dhe gjeneratorë që punojnë me vaj kokosi, të gjitha këto në kuadrin e mbrojtjes së mjedisit.
 The Brando ka një larmi shërbimesh spa për të zgjedhur në Varua Te Ora Polynesian Spa. Spa –ja është e vendosur në peizazhin natyror të ishullit, duke ofruar pamje magjepsëse të bimësisë dhe ujit poshtë. Spa ka hapësira të qeta për relaks përfshirë banjë me avull, ujëvarë dhe një sallon çaji.
 
 
Për më tepër, ishulli përfshin gjithashtu një restorant me dy yje Michelin Le Grand Véfour, me salla elegante darke dhe e disponueshme për shërbim dhome. Çdo ditë, përvoja e darkës është unike.
 Siç përshkruhet në The Brando, shefi “përzgjedh për pjatë dite fruta dhe perime të rritura në mënyrë organike nga kopshtet dhe pemishtet e resortit. Kjo përfshin mango, papaya, domate, bishtaja, lakra, kastravecë, kunguj, avokado, banane, limonë, shalqinj dhe shumë të tjera.Peshqit dhe butakët janë prej ujërave polineziane.
 
Por për Middleton-in, e njohur si admiruese e natyrës, The Brando ka plot aktivitete për të zgjedhur, si çiklizëm, zhytje dhe vozitje. Middleton dhe të ftuarit e tjerë mund të eksplorojnë lagunën spektakolare të ishullit me kanoe polineziane. Prenotimet për një vilë me një dhomë jashtë sezonit nis me 2900 dollarë nata, por Pippa dhe James-i do shijojnë ishullin dhe gjithçka ka për të ofruar.