Parisi i Jugut, apo kryeqyteti me stil i Amerikës Latine me tipare europiane. Bota e vjetër përzihet me të renë në Buenos Aires, metropoli  gjithnjë në lëvizje i Argjentinës. 

Koha më e mirë për ta vizituar

Buenos Aires rrezaton gjithë vitin por vjeshta ( nga Prilli në Qershor ) dhe pranvera ( nga Shtatori në Dhjetor) janë sezonet më të mira për të vizituar Buenos Aires-in, kur temperaturat janë të buta dhe hotelet ofrojnë çmime më të ulëta. Gjatë muajve të verës nga Janari dhe shkurti, prit koncerte në ajër të hapur dhe tregje si edhe të nxehtin e lagësht dhe turma të mëdha. Ngjarjet kulturore përfshirë Festivalin Botëror të Tangos në Gusht dhe Festivalit të Cirkut në Maj.

Transporti

Buenos Aires është një qytet i sheshtë ku mund të ecësh më këmbë. Sistemi i metrove kushton 0.67 dollarë një biletë, por autobusët variojnë nga 30 -35 centë. Një kartë magnetike SUBE që kushton 2 dollarë e gjysmë mund të përdoret në të gjitha mjetet e transitit. Mund të marrësh me qira bileta pa pagur në skemën e EcoBici ose të udhëtosh me taksitë e dallueshme të verdha e të zeza.
 
Moti
Janari është muaji më i nxehtë me një temperaturë mesatare 30 gradë celsius. Korriku është muaji më i ftohtë me temperaturë mesatare 7 gradë celsius.

Çfarë të dish para se ta vizitosh
Shumë biznese mbyllet për të gjithë apo gjysmën e janarit për pushimet verore. Ndërsa restorantet janë të hapur zakonisht nga ora 12.30 e drekës deri 3 pasdite për drekën dhe 8 e mbrëmjes deri 12 të natës, për darkën. Argjentinasit kanë 17 festa zyrtare ku bankat janë të mbyllura

Gjuha
Spanjisht

Monedha
Pesos argjentinase