Mes vonesave të avionëve, ajrit të thatë, ngërçit në muskuj prej qëndrimi ulur, fluturimi i shkakton ca vuajtje shëndetit. Po një nga ankesat më të mëdha të fluturuesve janë veshët e bllokuar. Termi i saktë është “barotrauma e veshit”, që përshkruan dhimbjen dhe parehatinë që kjo gjendje shkakton. Ankesa nuk është thjesht një bezdi kalimtare. Ndonjëherë çon në ndërlikime serioze. Për të kuptuar se çfarë qëndron pas asaj ndjesie bllokimi, do të të duhet një leksion i shpejtë anatomie. Veshi ndahet në tre seksione: veshi i jashtë, veshi i mesëm ( ku qëndron daullja) dhe veshi i brendshëm. Veshi i mesëm është i lidhur me pjesën e pasme të hundës dhe pjesën e lartë të fytit përmes një kanali të quajtur tubi eustakian, puna e të cilit është të stabilizojë nivelet e presionit të ajrit mes hundës dhe veshur.

Çfarë duhet të dini!
Përgatituni për kontrollin e ardhshëm. Tubat eustakianë hapen dhe mbyllen shumë herë në ditë, por kalimi është ai i hollë sa nuk e vëmë re, për aq kohë sa lëviz si duhet. Kur fluturojmë ndodh një ndryshim i menjëhershëm në presionin barometrik ( e ajrit), që shkakton një kolaps të tubave eustakianë dhe interferojnë me rrjedhën normale të ajrit nga hunda te veshi. Të hipësh në avion kur je sëmurë me të ftohtë apo ndonjë infeksion tjetër të kokës që ngacmon kongjestionin nazal i bën këto ndryshime të ajrit edhe më të rënda. Nëse ke një vesh aktiv apo infeksion të sinuseve, po e heq edhe atë pak vëllim të ajrit që ke ( në tubin eustakian) duke fluturuar, gjë që shkakton shumë dhimbje.
Gwen Stefani e përjetoi këtë dhimbje disa javë më parë kur u ngjit në avion ndërsa ishte me të ftohtë edhe përfundoi me një problem në daullen e veshit,  për shkak të presionit në kabinë. Për të ristabilizuar nivelet e presionit të ajrit dhe për të parandaluar dhimbjen bezdisëse, duhet të hapësh ata tuba. Ja tre gjëra që duhet t’i bëni nëse ju ndodh!!
 
 Shtrëngo hundën dhe shfryj, butë!
Për t’i çliruar veshët provo të mbyllësh hundën dhe gojën dhe përpiqu të shtysh ajrin drejt veshit të mesit, por butë. Mos shfryni fort! Nëse e bëni këtë mund të dëmtoni membranën e koklesë ( organi që na lejon të dëgjojmë). Dhe kur ndodh kjo, lëngu mund të rrjedhë jashtë, duke na shkaktuar humbje të dëgjimit, dëmtim të nervit, marramendje dhe një lloj buçitje në vesh të quajtur Tinitus.
 
Lëviz muskujt e gojës!
Quaje një arsye të mirë që të mbani një pako çamçakëz me vete: të lëvizësh muskujt e nofullës duke u mbllaçitur , gogësitur apo gëlltitur ujë apo ndonjë pije tjetër mund të ndihmojë në hapen e tubave eustakianë. Nëse po udhëton me një bebe apo fëmijë siç edhe dyshoni, veshët e tyre bllokohen, jepuni të punë lëng apo ujë ose përdorni një biberon që të mbajnë në lëvizje muskujt e gojës.
 
Bli një dekongjesant!
Këto lloj mjekimesh i mbledhin enët e gjakut dhe ulin pezmatimin në kavitetin nazal. Duke qenë se ka efekt të menjëhershëm, mund ta merrni 10 minuta para se të niseni për të parandaluar bllokimin e veshëve. Kini kujdes: megjithëse i gjeni kudo këto mjekime, njerëzit me probleme zemre apo shtatzënë nuk duhet të marrin, vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.
 
Nëse bllokimi nuk largohet...
Pjesën më të madhe të kohës, presioni duhet të bjerë disa orë pasi je ulur në tokë. Nëse vazhdon më gjatë, edhe ditën tjetër përshembull, mund të keni një grumbullim lëngjesh pas veshit dhe pengon ventilimin e duhur. Për këtë duhet të shkoni te mjekut. Jo vetëm që mund të përjetoni një humbje të përkohshme të dëgjimit ( të tjerët do ju tingëllojnë sikur po i dëgjoni nën ujë), por mund të rrezikoni ndonjë infeksion serioz.