Përbërësit
750 gramë mish derri pa lëkure e pa kocka, prerë në fileto të holla sa gishti
750 gramë mish nga brinjët e derri, ndarë përgjysmë
300 g fasule të gjata kineze ose bishtaja
300 g kungull i madh
gjysmë lakre kineze
4 gjethe lime kaffir
2 kanoçe 400 g me qumësht kokosi
500 g oriz jasemini
4 lime

Pasta curry
80 g rrunjë galangali
20 g shafran i freskët Indie
400 g qepë të vogla tajlandeze
1 bulbë hudhër
2 speca të kuq djegës “Sy Zogu”
3 speca të kuq të freskët
5 candlenut ose arra macadamia
1 lugë piper i zi kokërr
1 lugë piper i bardhë kokërr
50 g sheqer palme
1 lugë çaji pastë karkalecash


Sambali

2 speca djegës
3 gjethet lime kaffier
3 qepë të kuqe
2 shkopinj bar limoni
2 lime
vaj kokosi


Metoda
Ngrohe  furrën në 180 gradë. Për të bërë pastën qëro dhe pri hollë shafranin e Indisë, pastaj pastro dhe pri hollë galangalin. Vendosi për pak minuta në një tigan për skuqeje derisa të nisin të çlirojnë vajrat e tyre. Qëro dhe pri hollë qepët dhe hudhrën, më pas gri specat djegës. Pri dhe arrat. Shtyp piperin kokërr, shtoji të gjithë përbërësit në pastë, shto kripën e detit dhe rrihi fort bashkë. Ndaje në gjysmë pastën në një qesë plastike dhe ngrije për ditën tjetër. Lër dy lugë nga pasta mënjanë, vendose pastën në një tavë pjekje. Shto derrin dhe masazho me përbërësit. Hidhi vaj dhe mbuloje me pak letër kuzhine dhe letër alumini. Vendose furrën për pjekje, për dy orë ose derisa të ketë marrë ngjyrë kafe, hiq letrat e kuzhinës në 30 minutat e fundit. Pri fasulet kineze së gjati, ndaje kungullin në mes dhe gri lakrën. Hiqe tavën nga furra dhe vendose në nxehtësi mesatare në vatër. Shto zarzavatet, gjethet e lime-it, pastën e lënë mënjanë dhe qumështin e kokosit dhe përzieji bashkë. Zieji për 15 minuta, ose derisa perimet të zbuten. Ndërkohë gatuaj orizin sipas udhëzimeve në paketim dhe përgatit sambalin. Pri në copa specat djegës dhe gjethet e lime-it, pastaj qëro dhe pri qepët. Hiq gjethet e jashtme të barit të limonit dhe pri hollë. Shtoji në një tas të vogël me lëng lime dhe pak vaj kokosi. Marino sipas shijes!
Nëse do përdorësh gjethe banane prije në copa pak më të mëdha se tasi apo pjata dhe vendose mbi vatër sa të përthyhet pak. Hidhe me lugë orizin në gjethet e bananes, marinoje curry-n sipas shijes dhe nda në porcione. Servire me sambal dhe copa lime.