Islanda është një vend magjepsëse dhe mistik, me të cilin impresionohet çdo udhëtar. Është një vend pjesërisht europian, megjithatë është aq i ndryshëm, duke u bërë kështu një shtet që të mbërthen. Me vullkane, akullnaja, ujëvara, gejzerë dhe liqene, Islanda ka një peizazh që është si kurrkund në planet. Me kaq mrekulli natyrore unike e surreale, Islanda është një vend, të cilin do të donit ta përfshinit në listën tuaj të dëshirave, për ta vizituar. Ah, dhe mos harroni dritat e Veriut, ato shfaqen rregullisht në të gjithë vendin.


1-    60 % e popullsisë islandeze jeton në Reikjavik
2-    Birra ka qenë e jashtëligjshme në Islandë, deri më 1989 –ën.
3-    Islanda ka zonën më aktive vullkanike të botës
4-    Ka ujëvarën dhe akullnajën më të madhe në Europë
5-    Mbiemri i islandezëve rrjedh nga emri i parë i etërve të tyre
6-    Gjuha islandeze mbetet e pandryshuar prej norvegjishtes së lashtë që do të thotë se dorëshkrimet 1000 vjeçare janë ende të thjeshta për t’u lexuar.

7-    Në çerekun e fundit të shekullit të 19 –të, 20 % e popullsisë islandeze emigroi drejt Kanadasë dhe Amerikës.
8-    Sporti kombëtar i vendit është hendbolli
9-    Afro 85 % e energjisë së Islandës vjen nga burime të përsëritshëm  dhe më shumë se gjysma e saj prej burimeve gjeotermike.
 

10-    Popullsia e Islandës kapi shifrën 300 mijë më 2006 –ën.
11-    Islanda është një nga vendet e fundit në tokë që do zgjidhej nga njerëzit
12-    Më 2010-ën Islanda ndaloi klubet striptize
13-    Rreth 11% e sipërfaqes së vendit është e mbuluar me akullnaja dhe afro 30 % është fushë me llavë.

14-    Islanda ka pasur të parën kryeministre të zgjedhur femër dhe të deklaruar si homoseksuale
15-    Reikjavik është kryeqyteti më i pastër në botë
16-    Islanda ka popullsinë me jetëgjatësinë me të madhe në botë
17-    Mesatarisht ka një shpërthim vullkanike çdo 4 vjet

18-    Nuk ka pyje në Islandë
19-    Konsumi i Coca-cola për njeri është më i larti se në çdo vend tjetër
20-    Islanda nuk ka ushtri, flotë detare apo ajrore
21-    Më 1963 –shin një vullkan i ri u shfaq në Atlantik, pranë Islandës. U rrit për t’u bërë një ishull, tani i quajtur Surtsey.