Cila është e preferuara juaj nga Azia?
“Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e vogël, mendoj se kulturat gjithashtu po bëhen të ngjashme. Por sa herë shkoj në Azi kujtohem sesa vende unike ekzistojnë ende në botë”-Michael Turtle, @michaelturtle
“Është thuajse si një one stop shop për tre gjëra thelbësore; vlera, kulturë, bukuri” -Tess Willcox, @hashtagtravelsociety
“Azia është një përzierje kulturash që ofrojnë një përvojë unike dhe të ndryshme nga çdo vend tjetër i perëndimit. Qofshin tempuj të bukur, mikpritje pakufi dhe ushqim”-Vicky Louise, @maketimetoseetheworld


Pse backpackers-at tërhiqen aq shumë nga  Azia?
“Shumë udhëtarë të pavarur kanë buxhete të vogla, ndërsa shumë destinacione në Azi mburren për akomodimin me çmime të ulëta, si dhe ushqimin dhe përvojat” – Linda Martin, @indietravel
Azia është njohur gjithnjë si një parajsë për udhëtarët me buxhete të vogla, gjë që është shtysa kryesore për udhëtarët e pavarur për thjeshtësi udhëtimi” – Roma & Russell, @roamingrequired
“Azia vërtet që ofron pafundësi përvojash të ndryshme dhe kultrash për çdo treg, jo vetëm për backpackers-at. Është destinacioni kuintesencial për udhëtarët që duan të zhysin veten në një vend të mahnitshëm pa faturë të lartë” – Tess Willcox, @hashtagtravelsociety
“Është vendi perfekt për të udhëtuar vetëm dhe për të pasur një përvojë të paharrueshme dhe jetë ndryshuese. Disa kontinente janë shumë të ngjashëm me shtëpinë dhe nuk ofrojnë mjaftueshëm sfidë, ndërsa të tjerë mund të konsiderohen pak si shumë të rrezikshëm për bredharakët e pavarur- Azia është balanca perfekte”– Sophee Southall, @sopheesmiles

Cilat janë të mirat e tureve në grup rreth Azisë?

“Turet shkojnë në vendet më të mira turistike dhe mund të jetë mënyrë e lehtë të shohësh gjithçka që do të doje pa dashur të organizosh edhe transportin. Për më tepër mund të jenë mënyrë e mirë për të njohur njerëz që mendojnë ngjashëm, për aq kohë sa zgjedh shoqërinë e duhur! – Linda Martin, @indietravel
“Mund ta lësh veten të shkojë me rrjedhën. Nuk ka nevojë të shqetësohesh rreth njohurive të gjuhës apo të lexosh një hartë, është e gjitha e përgatitur për ju!” – Roma & Russell, @roamingrequired
“Turet në grup janë të shkëlqyera për ata që janë për pak kohë, por janë duke kërkuar përvoja sa më shumë të jetë e mundur” – Vicky Louise, @maketimetoseetheworld
 
“Është mënyrë me leverdi për të njohur njerëz të hatashëm e për të bërë miq të rinj, nëse ju pëlqen të keni pranë njerëz që mendojnë si ju, me histori të ngjashme me tuajën ndërsa udhëtoni në vende të huaja, turet në grup janë mundësi e mirë. Më i rëndësishmi dhe më i vyeri në një tur grupi është guida. Duke pasur këtë burim të informacioni vendas në dorën tuaj është një plus i madh, kështu që bëj sa më shumë pyetje të jetë e mundur”– Sophee Southall, @sopheesmiles
“Për njerëzit që nuk janë udhëtarë stinësh, turet në grup janë fantastike për të njohur njerëz dhe për të udhëtuar në siguri” – Tess Willcox, @hashtagtravelsociety
“Shumë anë të Azisë nuk kanë infrastrukturën që gjeni në vendet e Europës. Mund të jetë e vështirë të mbërrihet në qytetet dhe do ju duhet kohë e gjatë, por turet në g rup e bëjnë përvojën më relaksuese” – Michael Turtle, @michaelturtle

Cila është këshilla më e mirë për udhëtimin?
“Lexoni pasqyrimet por mos u ngutni në planifikim. Rezervoni fluturimin dhe dy netët e pra të akomodimit, pastaj lëre veten me rrjedhën. Të kesh lirinë të ndryshosh planet e tua është një nga gjërat kryesore të udhëtimit” – Linda Martin, @indietravel
“Bëni kërkimin tuaj dhe flisni me ekspertët, ata e dinë mirë se ç’flasin.” Roma & Russell, @roamingrequired
“Përpiquni dhe mbani në mendje kohën, të të ikë është me e keqja. Në fund, zgjidhni një vend ose një tur që ju intereson dhe thjesht bëjeni. – Vicky Louise, @maketimetoseetheëorld
“Kaloni më shumë kohë me vendasit sesa me udhëtarët e tjerë. Nëse u shfaqni vendasve një dëshirë të fortë për ta zhytur veten në kulturën e tyre, do të habiteni sesa dyer do ju hapen. Ftesa për mbledhje familjare, ndihmë nëse keni nevojë, miq të rinj ndërkombëtarë...mundësitë janë pafund. Ndihmo në ndërtimin e urave kulturore. Ji mendjehapur, miqësore dhe i çiltër. Vendasit do të duan të mësojnë po aq nga ju, sa ju doni të mësoni prej tyre” – Sophie Southall, @sopheesmiles
“Azia është një zonë ku kultura dhe përvojat me vendasit janë po aq të rëndësishëm sa edhe vendet për t’u parë. Sigurohuni se keni kohë të hani ushqim në rrugë, të eksploroni tregjet dhe të ecni mes lagjeve”– Michael Turtle, @michaelturtle
“Flisni me njerëz dhe angazhohuni në rekomandimet e tyre. Udhëtimet më të mira që kam bërë janë ato ku vendasit kanë hapur shtëpitë e tyre dhe më kanë lejuar të përjetoj traditat dhe zakonet përmes syve të tyre” – Tess Willcox, @hashtagtravelsociety