Kajroja është e vendosur pranë lumit Nil dhe është kryeqyteti e qyteti më i madh i Egjiptit. Zona bashkiake e qytetit është më e madhja në Lindjen e Mesme dhe në botën arabe. Për shumë, Kajroja mund të duket si një përvojë trallisëse, një qytet dehës, gjithnjë në lëvizje, me rrugë të ngushta me rërë dhe pazare të mbushur me antikuarë dhe erëza. Për këto arsye, është një ide e mirë të dush përpara se të mbërrish në Kajro. Ja pesë atraksione !

1. Giza
Asnjë udhëtim në Egjipt nuk do të quhej i plotë pa një vizitë në Giza. E vendosur jashtë qytetit, Giza është siti i piramidave legjendare dhe Sfinksit të Madh, që datojnë në shekullin e 26 –të. Të vendosura në shkretëtirë, nuk mund të humben pa u parë. Disa nga piramidat e Gizës llogariten si strukturat më ët mëdha ët ndërtuara ndonjëherë. Piramida e Kufusë në Giza është piramida më e madhe egjiptiane. Është e vetmja e shtatë mrekullive të botës antike që ekziston ende.

2. Muzeu i Egjiptit
 Muzeu i Egjiptit është i konsideruar gjerësisht si një nga atraksionet më të mira turistike të Kajros. Kjo ndërtesë mbresëlënëse strehon koleksionin më të madh të artefakteve antike të Egjiptit në botë, përfshi Maskën e Artë të Tutankamonit, që është padyshim me rëndësi të madhe. Maska që pushon mbi fytyrën e fashuar të mbretit në sarkofagun e tij është bërë prej 11 kilogramë ari të ngurtë dhe mendohet se paraqet tiparet e fytyrës së Mbretit.

3. Xhamia Muhamed Aliut

Kajro lëvdohet me një sërë xhamish impresionuese dhe xhamia e Muhamed Aliut, që është më e dukshmja në Kajro është mbase shembulli më i mirë. Ndërsa jeni në një turn ë Egjipt sigurohuni të mos e lini pa parë këtë ndërtesë fetare, për të hyrë në mjedisin klasik të arkitekturës islame dhe të mjedisit evokues. Aliu, i konsideruar si themeluesi i Egjiptit modern, është i varrosur në një varr mermeri të bardhë në oborrin e xhamisë.

4. Qyteti i vjetër
Kajroja mendohet shpesh se është vetëm një vend mysliman. Megjithatë ka një të kaluar magjepsëse krishterimi, që mund të shihet në rajonin kopt të qytetit, veçanërisht në brendinë e Kishës Kopte. Kjo kishë e vogël që shtrihet brenda mureve të Babilonisë së vjetër është aty ku Perandori Romak Trajani ndërtoi një fortesë përgjatë Nilit. Muzeu Kopt mban informacion të pasur të periudhës së hershme kristiane të Egjiptit dhe është shtëpi e një prej koleksioneve më të mira të artit kopt.

5. Khan-el-Khalili
Të fiksuarit pas blerjeve dhe eksploruesit do të dashurohen me rrugët dhe tezgat e distriktit të pazarit në qytetit ku shumë thonë se është një nga përvojat e magjishme të shopping-ut. Ndërsa jeni në Kajro, bëni një shëtitje në rrugicat e ngushta dhe shihni aftësitë tuaja për të bërë pazar e për të ëprftuar ndonjë ulje. Ky distrikt pazari është themeluar më 1400 Pas Krishtit dhe është shtëpi e parashikuesve ta fatit dhe argjendpunuesve.