Icelandair ka zbuluar një avion të frymëzuar nga akullnaja, duke transformuar një Boeing 757-200 në një pjesë gati për qiell frymëzuar nga akullnaja e famshme e vendit Vatnajökull. Dizajni i ri, që mbulon si brendinë ashtu edhe pjesën e jashtme të avionit, i jep pasagjerëve mundësinë të provojnë mrekullinë e akullnajës më të madhe të Europës përpara se të zbresin nga avioni.  “Icelandair beson se udhëtimi është një nga kënaqësitë e mëdha të jetës dhe një udhëtim në këtë avion do u sigurojë klientëve një kohë të udhëtuar mirë, ndërsa ulen dhe shijojnë elementët më ekstremë nga rehatia e ndenjësve”- ka thënë CEO i Icelandair Birkir Hólm Guðnason . Hidhini një sy brendisë!

Frymëzimi
Avioni u skicua për të kremtuar 80 vjetorin e linjës ajrore. Përfshin një imazh të pikturuar me dorë të akullnajës, duke u  dhënë klientëve një vështrim nga afër të pamjes mbi të cilën ata fluturojnë zakonisht.

Dizajni
Katër artistë kanë punuar për të krijuar pikturën. Avioni tani i bashkohet Hekla Aurora-s, i frymëzuar nga dritat e veriut, krijuar më 2015.

Përvoja
Tema mund të shihet në të gjithë brendinë e avionit, me drita lëvizëse LED që ndihmojnë për të krijuar atmosferën ndërsa një kolonë zanore akullnaje luhet në sfond, për t’i ndihmuar pasagjerët ta transportojnë veten mbi akullnajë.

Detajet
Mbështetëset e kokës janë të zbukuruar me elemente të bardhë bore dhe blu dhe përfshijnë fakte rreth peizazhit dramatik të vendit, ndërsa pijet serviren në një tabaka me tematikë shpellë akulli dhe me gota e peceta që vijnë me dizajnë akullnajore.

Fakte argëtuese
Edhe tualeti i avionit përfshin fakte argëtuese rreth akullnajës.

Një akullnajë që ia vlen të fluturosh

Akullnaja është mbuloja më e madhe e akullit në Europë për nga vëllimi, me trashësinë e akullit që arrin afro1 mijë metra në disa zona, sipas Guidës së Islandës.

Zjarri takon akullin
Me shumë vullkane nën të, akullnaja shfaq një përzierje magjepsëse të të nxehtit dhe të ftohtit dhe sesi mund të qëndrojnë bashkë në një hapësirë.

Akull, djersë dhe lot

Projekti mori 24 ditë dhe 2500 orë pune në total. Krijimi i akullnajës kërkoi 195 litra boje në një tablo 590 metra katrorë në të cilët punuan artistët.