Udhëto sa je i ri dhe i aftë! Mos u shqetëso për paratë, vetëm vëre në jetë. Përvoja është shumë  më e vlefshme sesa mund të jenë paratë”. Kjo shprehje tingëllon si muzikë për veshët. Jeta është shumë e shkurtër për të mos udhëtuar dhe bota është shumë e madhe për të mos dashur ta udhëtosh. Duhet t’i shpenzojmë paratë në përvoja si udhëtimi në vend që  të blejmë një makinë të re. Përvojat mund të ofrojnë një jetë plot kujtime të bukura. Gjërat që përftojmë në jetë, nga ana tjetër, shpejt bëhen familjare dhe harrohen. Ja disa arsye pse duhet të shpenzoni paratë për udhëtime !
 
Udhëtimi është gjëja më e mirë që paratë mund të blejnë
Le ta pranojmë, a do të bënit foto pafund nga vende të pabesueshme ku keni qenë  në vend të fotografonit veten në pub-in e zakonshëm fundjavë pas fundjave? Uh, po! Të shpenzosh paratë në udhëtim në vend të sendeve si bizhuteri apo veshje do të thotë se do të kënaqeni me kujtime të pabesueshme, një këndvështrim më i  gjerë dhe foto të paharrueshme për t’u ruajtur. Një selfie në Santorini  për perëndimin me miqtë do t’i mundte seflie-t në tualet, kurdoherë. Reminishencat nomade janë shumë herë më të mira sesa të mos kesh asgjë për të treguar rreth zbrazjes së llogarisë bankare përveçse një hangover-i.
 
Sepse e thotë shkenca
E dëgjuat mirë! Është konfirmuar shkencërisht që njerëzit që shpenzojnë paratë e tyre në përvoja sesa sende janë shumë më të lumtur. Përvojat gjenerojnë kujtime që zgjasin përgjithmonë, edhe pasi ata janë larguar. Të shkosh përmes fotosh të udhëtimeve të kaluara he përvojave kthehesh në atë pamje në kohë dhe ju bën të rikujtoni sa e mahnitshme ishte. Udhëtimi krijon lidhje dhe marrëdhënie të përjetshme dhe inkurajon reflektim të brendshëm. Pra, çfarë po pret? Bëj gati valixhen!
 
Do ju vendosë gjithçka në perspektivë
A keni qenë në Marok apo Egjipt? Po në Rusi a Kroaci? Secili vend me peizazhin e vet, kulturën, njerëzit, rajonin dhe energjia është e ndryshme. Por kjo është çka i bën këto kaq madhështore. Asgjë nuk ju mëson mirënjohjen dhe vlerësimin për jetën e privilegjuar që jetoni, sesa udhëtimi. Nga lypësit, te vendet ku uji i rrjedhshëm është i kufizuar, te mungesa e elektricitetit, rrugët e pista, mungesa e ushqimit e kështu me radhë, kupton se asgjë në këtë jetë nuk duhet marrë e mirëqenë. Udhëtimi ju hap sytë dhe krijon një perspektivë më të qartë dhe një këndvështrim për jetën. 
 
Do të jetë edukimi juaj më i madh
Udhëtimi hap botën. Ju bën të kuptoni sesi të paditur ishit rreth botës. Zbuloni histori të reja, kulturë, religjione, arkitekturë, ushqim dhe njerëz  që nuk e dinit se ekzistonin apo ndoshta kishit një ide të vagullt. Ndonjëherë nuk e kuptoni dot diçka, përveçse kur e shihni me sytë tuaj. Për më tepër përftoni aftësi fantastike sesi kujdeseni për veten dhe sesi e menaxhoni buxhetin tuaj. Dhe për më tepër mësoni të jetoni momentin, i vetmi moment që ka rëndësi vërtet.
 
Udhëtimi është dhurata për veten që nuk mbaron
E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën “Yolo? Është termi i përdorur shpesh nga brezi i ri :
You Only Live Once ( Vetëm një jetë kemi). Shpjegimi i duhur i kuptimit nuk do të thotë të harboheni çdo fundjavë e të shpenzoni para për gjëra materiale. Por do të thotë të shpenzoni para për të përjetuar atë që bota e madhe dhe e gjerë ka për t’ju ofruar. Kënaqësia që vjen nga përgatitja, rezervimi dhe nisja në një udhëtim pa asnjë ide se ç’të pret nuk krahasohet me ngutjen e lehtë për të paguar mbi një artikull të ri veshjeje.