Ndërsa të nxehtët e verës po afrohet, pushimet  janë gjëja e parë që vjen në mendje. Zbuloni të gjithë vendet e mrekullueshëm dhe bukuritë natyrore që Turqia ka për të ofruar!  Bregdeti Egje ka mrekulli pafund, jo më pak se Anadolli, dhe është një zonë e përsosur për udhëtarët që kërkojnë relaks si edhe zbulime të gjërave të reja e aventura. Ja disa vende të Jugperëndimit turk, një zonë shumë e preferuar, sidomos gjatë sezonit veror.

Fethiye, Oludeniz
Fethiye është një provincë e madhe e një prej qyteteve më aktivë verorë për turet në Turqi dhe zakonisht është i populluar me vendas e turistë të huaj. Megjithatë nuk mungon atmosfera relaksuese, dielli i ngrohtë dhe më e rëndësishmja Oludeniz: Deti i Vdekur, ju çon në parajsë. Një zonë e famshme në të gjithë botën, e merr emrin nga deti i ngjashëm, me shtroja të bardha, pa dallgë e valë dhe është shumë i bukur. Shumë ture detare në Turqi nuk largohen pa e bërë një ndalesë këtu.
 
 Saklıkent
Pranë Fethiye, Saklıkent përkthehet si qyteti i fshehur. Kanioni i madh natyror, ujëvarat, lumenjtë e vegjël dhe shkëmbinjtë e bëjnë një vend të mrekullueshëm për ecje malore dhe ngjitje.
 
Dalyan, Iztuzu
Dalyan dhe deti i thellë blu është i famshëm për bukurinë natyrore të pa eksploruar, ujërat e pastra kristal , arkitektura e këndshme dhe banjat me baltë. Mund e humbisni argëtimin me këtë të fundit! Nga një xhiro e shkurtër me varkë, mund të mbërrish në plazhin Iztuzu, shtëpia e të famshmeve breshka Caretta Caretta . Është rezervati i tyre, por mund të shijoni ujërat e bruzta gjithashtu.
 
Marmara
Një nga pikat më të mëdha verore, ku popullsia gjatë kësaj periudhe trefishohet, Marmaraja është një vend për të mos u humbur. Mund të shijoni qendrën e gjallë të qytetit, jetën e natës që nuk mbaron dhe ushqimin e shijshëm.
 
Efesi
Një mrekulli historike, një nga qytetet e lashtë më të ruajtur dhe të plotë përgjatë bregut Egje dhe një qytet i çmuar për Romakët. Thuhet se Ungjilli sipas Gjonit mund të jetë shkruar aty. Verë apo dimër, një qytet antik nuk duhet humbur! Një nga gjërat thelbësore për çdo tur në Turqi.