Transporti dhe akomodimi është i zgjidhur
Shqetësimi si të mbërrish nga vendi në vend dhe ku të qëndrosh çdo natë është i zgjidhur. Është shumë me leverdi, e lehtë dhe ekonomike që do të thotë më pak planifikime për ju dhe më shumë kohë për t’u përqendruar në destinacionin ku jeni dhe atmosferën rreth jush. Shijojeni të plotë! Akomodime me katër a pesë yje, autobusë me ajër të kondicionuar dhe çdo lloj tjetër mjeti transporti, edhe nëse je një udhëtar me çantë shpine, nuk do të trajtohesh si i tillë.
 
Ideale për ata që udhëtojnë vetëm
Të udhëtosh vetëm, sidomos për herë të parë mund t’ju trembë pak. Ndjenjat e shqetësimit vihen në punë, po ashtu dyshimet dhe papritur e gjithë kjo gjëja për të udhëtuar vetëm bëhet si shumë për t’u përballuar. Këtu vjen në shpëtim një tur në grup. Ju lejon të udhëtoni vetëm, pa qenë në fakt vetëm. Jeni të rrethuar nga njerëz, kështu që jeni të sigurt. Me të mbaruar turin, mund të ndihen rehat e të hapni krahët e të ecni në destinacione të reja vetëm, por turet në grup do të jenë gjithnjë aty.
 
Njerëzit
Pa asnjë dyshim, njerëzit qe takoni në tur mund të bëhen miqtë tuaj. Keni shumë të përbashkëta me këta njerëz, pasi jeni të gjithë udhëtarë, jeni në një grupmoshë, keni pak a shumë një këndvështrim të ngjashëm për jetën dhe jeni gati të ndani aventura fantastike. Do të përfundoni duke pasur kujtime të paharrueshme me këta njerëz.
 
Do të shihni shumë në pak kohë
Kur udhëtoni, koha mund të jetë faktor, sidomos nëse keni një afat. Turet ju japin mundësinë për të parë shumë në një kohë të caktuar. Shihni vendin, kulturën e tij, thesaret, atraksionet më të mëdha, shijoni kuzhinën, përziheni me vendasit dhe pastaj ktheheni në jetën tuaj. Pra, merrni shijen e një vendi dhe çfarë ka për të ofruar.
 
Paratë kanë rëndësi
Të ndërmerrni një tur është një vlerë e mirë për paratë. Jeni në gjendje të bëni një udhëtim epik që ka përfshirje të mahnitshme, guida me përvojë, itinerar unik, akomodim Premium dhe transport të mirë. Ndoshta mund ta bënit vetë për më pak, por nuk o të kishit të njëjtën cilësi përvojë. Turet janë ideale pasi kujdesen për gjithçka për t’u siguruar se merrni  më të mirën pa të dashur ta boshatisësh llogarinë bankare.
 
Përvoja
Guidat në tur janë pjesë masive e udhëtimit të kujtdo. Pra mund ta bësh apo ta thyesh një tur. Por mos u shqetësoni, guidat janë jo vetëm të pasionuar rreth destinacioneve, por shpesh janë edhe vendas, që do të thotë mund të merrni informacion eksperti dhe dyert mund të jenë të hapura për ju, ndërsa të mbyllura për turistë të tjerë. Kjo është çka do të thotë përvojë e vërtetë.
 
Siguria
Gjithnjë thuhet se siguria është te shifrat dhe jeni me fat pasi në një tur këto janë të zgjidhura. Pak rëndësi ka në cilin destinacion, dikush do të kujdeset për ju. Pra stresohuni më pak dhe shëtisni lirshëm.
 
Pavarësia
Edhe pse mund te jeni në një trup grupi të bësh gjëra epike si xhiro me deve, një safari me xhip, ka shumë mundësi për të ecur në rrugën tuaj nëse doni pak kohë vetëm. Edhe pse ka një itinerar , gjë që është shumë e mirë për të ditur se ku do shkoni më pas, e më pas, turi kujdeset që të keni një opsion për të bredhur në shtigjet që doni, të provoni një restorant për darkë, të hidhni një sy në muze apo thjesht të shijoni detin dhe diellin në plazh.