Me humor
Kur trenat janë  15 orë me vonesë apo keni marrë një infeksion syri  dhe një mjek i huaj ju ka rekomanduar një fashë për syrin, keni nevojë për dikë që të qeshë me ju. Të udhëtosh në një vend të huaj rrallë shkon sipas planit dhe për më tepër incidentet janë material për histori të bukura.
 
Interesant
A do të donit të qëndronit në një autobus gjatë gjithë natës apo të kalonit pjesën më të madhe të çdo dite me një person të mërzitshëm? Të udhëtosh me dikë tjetër do të thitë se duhet të merreni vesh mirë për periudha të gjata kohe. Ju duhet dikush me të cilin ndjeheni rehat kur bisedoni për gjithçka. Duke thënë këtë, gjithashtu duhet të jeni rehat edhe kur qëndroni në heshtje. Është e natyrshme të keni opinione të kundërta rreth gjërave apo vendeve për të parë, mund të funksionojë për më të mirën dhe t’ju detyrojë të bëni gjëra interesante që nuk do i bënit në përgjithësi.
 
I pavarur
Nëse ju dhe shoku juaj keni interesa apo prioritete të ndryshëm, duhet të jeni mjaftueshëm të pavarur për të kaluar kohë veçmas. Mbase ju doni të bëni zhytje me periskop ndërsa shoku do të rrijë në plazh i shtrirë, po kush tha se duhet të jeni bashkë gjatë gjithë kohës? Benefitet e një turi në  grup që shtë se mund t’i ndani udhët me shokut dhe sërish të jeni me udhëtarë të tjerë në tur e nuk do jeni kurrë vetëm.
 
Moskokëçarës
Një pushime aventuriere, prisni të keni rërë kudo në trup apo flokët të lagur nga sportet e ujit madje edhe pak djersë nëse po bëni aktivitete aktive. Një shok i mirë udhëtimi duhet të jetë për gjithçka dhe jo një individ sqimatar. Të flesh në një fellukë në Egjipt do të thotë se nuk ka tualete në bord dhe të endesh nëpër Sahara mund të mos ketë internet dhe facilitete ëi-fi, janë lukset e jetës pa të cilat duhet të jeni i lumtur për një kohë të shkurtër.  Për më tepër një shok moskokëçarës do të jetë i gatshëm të provojë çdo lloj ushqimi. Kuzhina vendase është pjesë e rëndësishme e çdo kulture dhe është e arsyeshme nëse stomaku i tyre të kthejë vështrimin apo nuhatjen nga aromat e këndshme. Është mënyrë e mirë për të përjetuar kulturën dhe mund të konsiderohet fyese të refuzoni ofertën.
 
I organizuar
Nuk besoj se dëshironi të bëni rolin e mamasë në një udhëtim; të pastroni edhe për shokun, të mbuloni edhe shpenzimet e tij apo t’i zgjoni nga gjumi për një udhëtim të hershëm me autobus. Një shok i mirë udhëtimit duhet të jenë i organizuar për të mbajtur mend pasaportën, për të mos humbur sendet e veta dhe të mbërrijë në aeroport në kohën e duhur, sa për të përmendur disa. Dhe do ishte plus, nëse nuk  ia thoni për navigator të dijë të lexojë një hartë . Mund të jetë e vështirë të gjeni një shok a partner me stile të ngjashme udhëtimi apo  tipare personaliteti, por njëherë me ta gjetur, mos  lini të shkojë