Një grua e mori fillin e fatit të keq për ta thurur në një aventurë. Në një muaj, Megan Sullivan u godit nga një makinë, u diagnostikua me kancer të lëkurës dhe u ra nga 15 metra lartësi ndërsa ngjitej në Yosemite. Pas një goditje të trefishtë të fatit të keq, ajo vendosi të shihte të Shtatë Mrekullitë e Botës në vetëm 13 ditë. “Pas muajit më të keq të jetës sime, nisa të mendoj sërish sesi ishte të jetoja jetën” ka shkruar ajo në një postim në Bored Panda. “Dy javë më pas, vendosa të shoh Shtatë Mrekullitë e Botës në vetëm 13 ditë me një tjetër këndvështrim për jetën: për të jetuar më shumë tani”.
Sullivan arriti të vizitonte 12 shtete dhe udhëtoi më shumë 28 mijë milje në më pak se dy javë në atë që e quajti Projekti i Shtatë Mrekullive të Botës.
 
Ndalesa e saj e parë ishte Chichen Itza, Meksikë,
 
 
Më pas vizitoi  Machu Pichu,Peru 
 
 
Ndalesa e tretë ishte në statujën e Cristo Redentor, Brazil
 
Mrekullia e katërt e solli në Itali, për të parë Koloseun, në Romë.
 
Më pas vijoi në Petra,Jordani.
 
Pas Jordanisë u ndal në mazoleun më të famshmëm Taj Mahal, Indi.
 
Për ta mbyllur projektin e saj dhe rrugëtimin e një jete me  Murin e Madh të Kinës.
 
Ajo e bëri këtë udhëtim së bashku me të dashurin, në dy javë. Më pas ajo e ndau udhëtimin në website-in personal, në Instagram dhe në kanalin e Youtube, duke postuar fotografi mbresëlënëse dhe video nga udhëtimet e saj. Për çdo ndalesë dhe fotografi, Sullivan ka ndarë nga një ngjarje personale apo këshilla për planifikimin e aventurave të ngjashme.