Të gjithë kemi zakone të mërzitshme dhe udhëtimi priret të nxjerrë më të keqen tek njerëzit. Nëse keni pak simpati për stjuardët e stjuardesat, që çdo ditë janë dëshmitarë të disa prej sjelljeve njerëzore më ekstreme, do të bënit një përpjekje për më të mirën. Hapi i parë është të dini çfarë po bëni gabim. Kemi pyetur disa punonjës fluturimi për të ndarë gjërat bezdisëse që do të donin që pasagjerët të mos i bënin më. Ja disa nga gjërat që mbase as e keni ditur se po i bënit gabim.

Të pushtosh hapësirat mbi kokë
“Vendosini valixhet mbi kokë dhe çantat e vogla nën ndenjëse përpara që të mos mbetemi pa hapësirë dhe të na duhet të kontrollojmë çantat”.
Të mos përshëndesësh
“Do të donim që pasagjerët ta vinin re ekuipazhin kur janë në bord”.
Koordinim i dobët
“Mjaft u përpoqët të na dorëzoni mbeturinat në tabakanë e pijes apo të na kërkoni t’ju marrim mbeturinat ndërsa ne ju japim ushqimin”.
Të vendosësh këmbët në mure apo në ndenjëset e pasagjerëve të tjerë

“Nuk vijmë në zyrën tuaj dhe i vendosim këmbët nëpër mure apo në tryezën tuaj të punës”.
Të pyesësh “Çfarë keni?”
“Ka një lajmërim që ju tregon ku ta gjeni menynë. Kemi 100 pije nëse numëroni edhe alkoolin dhe kërkoni t’jua përmend të gjitha? Ndërsa 200 njerëz të tjerë presin për pijet e tyre”.
Të mos i dëgjosh prezantimet e sigurisë
“Jini pak më të respektueshëm me ekuipazhin, ndërsa po përpiqemi të bëjmë punën tonë”.
Të mos specifikosh si e do kafenë
“Kur porosit kafe më thuaj e do me krem apo me sheqer kështu që nuk do të më duhet të të pyes për të njëmiliontën herë.
Të mos marrësh përgjegjësi për sendet e tua
Mos merr çanta të rënda në avion dhe të më kërkosh të t’i vë lart, sepse është shumë e rëndë për ty”.
Të zësh tualetin kur e sheh se avioni po ulet
“Kjo çon në vonesa fluturimi”.
Të mbash kufjet ndezur
“Ju lutem, hiqini kufjet kur vijmë dhe ju pyesim çfarë doni të pini!”
T’i biesh butonit të ziles vetëm nëse nuk është e nevojshme
“Mos i bini zilesh kur i kemi njoftuar se ekuipazhi duhet të qëndrojë ulur , pas ngritjes, apo për arsye pakuptim”
Të prekësh stjuardesat për të tërhequr vëmendjen
“Më kanë pickuar, shtyrë dhe tërhequr shumë herë për t’u mbajtur mend”.
Të ngrihesh për të përdorur tualetin kur shenja e rripit të ndenjëses është ndezur
“Kur u kujton se shenja është ndezur, ata zakonisht përgjigjen duke thënë: Por më duhet të shkoj”. Epo vetëm nëse je dy vjeçar, a të duhet të presësh deri minutën e fundit fare për të përdorur tualetin?”
Të mendosh se botës po i vjen fundi pasi nuk kishe alternativën e parë të ushqimit
“Është një fluturim, jo hotel apo restorant me pesë yje. Mjaft u shtrembëruat pse morët alternativën e dytë të vaktit!”
T'i japësh vetes privilegje
“Mjaft u përpoqët të përvidheni në një ndenjëse më të mirë”.
Të rrish këmbëzbathur
“Ju lutem, ju lutem, ju lutem- mjaft ecët drejt tualetit këmbëzbathur, apo me çorap. A do të ecnit në një banjë publike ashtu? Jo. Faleminderit zotëri që fshitë urinën në dysheme me çorapet tuaja”.
Të kërkosh një stilolaps
“Mos kërko stilolapsin tim. Merr tëndin me vete. Është e vështirë të besohet që dikush udhëton nëpër botë pa një stilolaps”.
Të kërcasësh gishtat
Më falni, zonjushë! funksionon gjithmonë”.
Joga në kuzhinë
Të ngrihesh dhe të duash të shtriqesh në kuzhinat tona sikur të ishte një studio joga apo të duash të qëndrosh në kuzhinën tonë është e mërzitshme. Është e vetmja zonë jona e punës dhe nuk kemi ku rrimë tjetër sepse edhe ndenjëset tona janë aty, pranë dyerve”.
Të mërzitesh me stjuardesat për gjërat që nuk janë faji i tyre
“Jam dakord, ta shpif kur fluturimi anulohet dhe nuk shkon dot në një event të rëndësishëm. Edhe unë duhet të shkoja në shtëpi e të shihja një koncert. Tani kam ngecur në këtë tub të vogël metali, ndërsa ti më bërtet”.
Të presësh nga stjuardesat të kenë të gjithë informacionin nga kapiteni
“Ne dimë mbase 5 % të asaj çka bëjnë. Ne nuk e dimë sa i keq është moti, pse po marrim një rrugë tjetër apo pse nuk ulemi më herët. Por na besoni, është për sigurinë tuaj!”.