Stambolli dhe shëmbëlltyrat e një metropoli  të shtrirë me një trashëgimi marramendëse kulturore dhe arkitekturore. Vizitorët do të gjejnë një përzierje të hsgtorisë Lindore dhe Perëndimore të shtrirë në  2 mijë vjet në një qytet që është sa antik aq edhe modern. Qyteti më i madh në Turqi nuk është vetëm një nga më popullorët për vendasit, por një destinacion i preferuar për turistët ndërkombëtarë. Ja  12 fakte interesantë për të të ndihmuar të dish diçka më shumë para se ta vizitosh Stambollin.



1-    Stambolli është i vetmi qytet pankontinental  në botë, i vendosur në dy kontinente; Europë dhe Azi.
2-    Nën Perandorinë Osmane, Stambolli thuhej se kishte  1400 banja publike.
3-    Edhe pse jo kryeqyteti, Stambolli është  qyteti më i madh i Turqisë me më shumë se  13 milionë banorë. 
4-    99% e popullsisë së Stambollit është myslimane.   
5-    Tulipanët, simboli i Holandës, e kanë origjinën në Stamboll dhe u dërguan nga Stambolli drejt Holandës.   
6-    Pazari i Madh është pazari më i vjetër i mbuluar në botë, me  mbi  3 mijë dyqane të të gjitha llojeve. 
7-    Stambolli  dikur njihej si qyteti më i populluar në tokë,  kjo në vitin  1502.

8-    Stambolli ka të tretën metro më të vjetër në botë, ndërtuar në 1875 –ën. Është 573 metra e gjatë dhe e vendosur në distriktin e Beyoglu-së.   Metroja e parë u ndërtua në Londër më  1863-shin dhe e dyta në Nju Jork më  1868-ën. 
9-    Stambolli është shtëpi e pjesës më të madhe të xhamive të Turqisë. Ka afro 3113 xhami, përfshi edhe historiken Xhami të Sultanahmetit si edhe  Xhaminë  Süleymaniye.
10-    Sultanahmet apo Qyteti i vjetër është vendi ku janë të vendosura pjesa më e madhe e atraksioneve historike të Stambollit.  
11-    Kulla Galata, e ndërtuar më  1348 –ën për të strehuar të burgosurit e luftës, tani ofron një platformë vëzhgimi në  360 gradë të qytetit.  
12-    Stambolli ka qenë Qyteti Kulturor Europian më  2010, por kurrë nuk ka mirëpritur Lojërat Olimpike.