Pra dëshironi të udhëtoni,  por nuk keni para të kursyera për t’u nisur? Shihni fotot e miqve që udhëtojnë në botë, shihni foto udhëtimi në Instagram e Facebook dhe më pas ëndërroni se ku doni të shkoni?!  Epo...bëjeni realitet! Gjëja më e vështirë e udhëtimeve janë gjetja e parave për t'i  bërë. Është mal i lartë për t’u ngjitur, por nuk ka pse të jetë aq e vështirë. Me një ndryshim në stilin e jetesës dhe zgjedhje, do të jeni të aftë t’i bëni ëndrrat tuaja realitet menjëherë. Ja disa këshilla si të shkurtoni shpenzimet dhe të kurseni para për udhëtim.

Bëni një kërkim!
Është gjithçka në rregull të thoni se doni të udhëtoni nëpër Europë, por gjëja e parë që duhet të bëni përpara se të prisni biletën është të bëni ca kërkime së pari. Nuk është argëtuese të mos e kesh idenë ku do të shkosh, për sa kohë, kohën e vitit, mënyrën e transportit, vendin e qëndrimit, çmimet e ushqimit, pijeve dhe argëtimit, mund t’ju ndihmojnë në garën e gjatë të të ardhurave dhe sesa shumë të duhet të kursesh...
 
Vendosni objektiva kursimi!
Pasi të keni peshuar nëse jua mban apo jo xhepi një udhëtim, do të të duhet të krijosh një plan kursimi ku t’i vendosësh vetes objektiva javore/mujore kursimi. Duhet të merrni në konsideratë kur do të keni mundësi ta ndërmerrni udhëtimin kështu që do keni një ide të mirë sesa shumë do të keni nevojë të kurseni në një periudhë kohe. Ndërsa javët dhe muajt fluturojnë, strategjia juaj do të ecë përpara ndërsa zakonet tuaja të shpenzimit do të ndryshojnë. Hidhini një sy përparimeve çdo muaj dhe inspektoni buxhetin për rregullime të mundshme. Me këtë do të jeni të aftë të rindërtoni objektivat tuaja në mënyrë që të jeni të fokusuar me sytë te çmimi.
 
Reduktoni argëtimet netëve!
Po, të gjithë duam të argëtohemi por nuk kemi pse dalim çdo fundjavë dhe të shpenzojmë të gjitha paratë e fituara me mund. Alkooli është shumë i kushtueshëm dhe për shumë nga ne sa më shumë të pimë, aq më shumë boshatiset kuleta. Kur zgjohemi në mëngjes dhe shohim llogarinë e boshatisur nuk është aq e hatashme, sa kur qeras me raunde pijesh miqtë. Të ulësh shpenzimet e pijeve që konsumon do të ketë një ndikim të madh në buxhetin tuaj. Vetëm mendo, sa më pak pije të konsumoni tani, aq më shumë mund të konsumoni gjatë pushimeve.
 
Rregulloni zakonet e të ngrënit!
Kush është fajtor se ble drekë çdo ditë, ble vakte të vogla rregullisht apo e ka zakon të hajë darka jashtë sepse thjesht e meriton? Po, jemi të gjithë fajtorë. Merrni kohë për të bërë drekën dhe vaktet e vogla për të kursyer ato qindarkat. Edhe pse ato vaktet duken të lira, kur i mbledh paratë e gjithë javës, do të kuptosh se ke harxhuar pak më shumë sesa mendoje. Të gjithëve na pëlqejnë darkat në restorante, por sikur t’i minimizonit? Do të ishte ide e mirë për xhepin tuaj.
 
Shisni, shisni, shisni!
Gjatë viteve jemi bërë grumbullues rrobash, këpucësh, aksesorësh, librash, mobiliesh...gjithçkaje! Shisni gjithçka që nuk e doni më online. Çdo sasi paraje që ju bëni mund t’i fusni te kursimet për udhëtime. Kështu që të ulësh kostot, të krijosh objektiva dhe të kujdesesh për buxhetin mund të duket e vështirë tani, por në fund do të kuptoni se ia vlen! Kur të jeni duke u endur nëpër botë do të falënderoni veten për përpjekjen që keni bërë për të kursyer. Shpenzojini paratë për të krijuar çaste që do i mbani mend përgjithmonë.