Rusia është e njohur si një nga shtetet më të mëdha të botës. Duke zënë mbi një të shtatën e përmasës tokësore të të gjithë planetit, nuk është befasuese që vendi është aq kulturalisht, historikisht dhe vizualisht i ndryshëm. Është pikërisht ky diversitet dhe elementi i së papriturës që josh udhëtarët, të etur për të identifikuar personalitetin e vërtetë të kësaj toke magjepsëse. Me tetë zona të ndryshme orare dhe më një klimë shumë të ndryshueshme ( nga i nxehti subtropikal i Soçit në jug te terreni i ngrirë arktik i Siberisë ) Rusia është një vend ku magjepsja dhe habia është e garantuar, për arsyet e duhura. Ja pesë arsye për ta vizituar Rusinë!

Mburret me Qytetin më të Madh në Europë

Shumë besojnë se Londra apo ndoshta Parisi, mbajnë titullin si qytetet më të mëdhenj në Europë. Në fakt, më i madhi nisur nga popullsia zyrtarisht është Moska, me afro 10 milionë e gjysmë qytetarë. Ndaj nuk është habi që ka shumë ture vizitorësh në rusi, duke qenë se është një përzierje dehëse e kulturës historike dhe modernitetit të gjallë. Vizitorët do të goditen nga ngjyrat si karamele të Katedrales së Shën Basilit dhe madhështia e Sheshit të kuq.
 
Shën Pjetërburgu ka qenë dikur kryeqyteti i Rusisë
Shën Pjetërburgu, një tjetër qytet i famshëm i  Rusisë, dikur ka qenë kryeqyteti. Qyteti u themelua nga Cari Pjetri i Madh; një nga sundimtarët më të famshëm të Rusisë që e çoi vendin në madhështi, duke krijuar flotën e mrekullueshme, një ushtri të reformuar dhe zona të reja territoriale përqark gjatësisë së vendit. Në kohën e tij, qyteti njihej si “Venecia e Veriut” dhe bukuria e tij arkitekturore ishte material për legjenda.
 
Vodka u shpik së pari në Poloni
 Pija më e famshme e vendit, në fakt u krijua së pari në Poloni, jo në Rusi. Megjithatë nuk ka dyshim se rusët e morën formulën dhe e përmirësuan deri në përsosmëri, duke e bërë një nga alkoolet më popullore dhe më të konsumuar në mbarë botën. Nëse doni të zbuloni diçka më shumë rreth kësaj pijeje të këndshëm, vizitoni Muzeun e Vodkës në Moskë!
 
Dimri Rus
Mos u frikësoni nga dimrat rusë! Po, është ftohtë, por dëbora ia vlen të përjetohet. Do të shihni një botë si të dalë direkt nga një libër përrallash d he do të përjetoni një nga elementët më thelbësore të historisë ruse.
 
Mundësi për foto të mahnitshme
Ka një mot të përkryer me qiej blu në muajt e ngrohtë dhe në ata më të ftohtët Shën Pjetërburgu njohur për rekordin e thyerjeve të hejeve të akullit, që i bën foton të bukura nga distanca. Me një dritë që reflektohet në dëborë, Rusia është përkufizimi i piktoreskes. Me Kanalin Griboedov aty pranë, Kisha e Shpëtimtarit në Gjak është mbresëlënëse si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda, si ditën ashtu edhe natën.