Të përgatitesh për udhëtime ndërkombëtare gjithnjë të përfshin në kërkimin e minutës së fundit për të gjetur se ku e ke vënë atë të uruar pasaportë, veç në qofsh Mbretëresha e Anglisë. Madhëria e saj Mbretëresha nuk ka nevojë për artikuj njerëzish të zakonshëm si pasaporta  kur udhëton jashtë vendit. Siç e sqaron edhe website  i monarkisë britanike:
Kur udhëton jashtë vendit, Mbretëreshës nuk i duhet një pasaportë britanike. Kapaku i pasaportës britanike ka Armatën Mbretërore, dhe faqja e parë ka një tjetër përfaqësim të Armatës. Duke qenë se pasaporta britanike lëshohet në emër të Madhërisë së saj. Nuk është e nevojshme që Mbretëresha të ketë një. Të gjithë anëtarët e tjetër të Familjes Mbretërore përfshirë Dukën e Edinburgut dhe Princin e Uellsit, kanë pasaporta,
Në mbretëritë ( vendet e Komonuelthit ku Mbretëresha është Sovrane) përdoret një formulë e ngjashme, përveçse kërkesa bëhet në emër të Gjeneralit të Përgjithshëm të Mbretërisë, si përfaqësues i Mbretëreshës në atë mbretëri. Në Kanada, kërkesa bëhet në emër të Madhërisë së saj nga Ministri i Punëve të Jashtme.
Udhëtimi pa pasaportë nuk është i vetmi ligj,  nga i cili veçohet Mbretëresha Elizabeta. Për shkak se patentat  britanike lëshohen  në emër të saj, Mbretëresha nuk ka nevojë për një të  tillë për të ngarë makinën dhe nuk ka nevojë as për një targë në makinat e saj. Mbretëresha është e përjashtuar nga çdo lloj hetimit, edhe pse nuk ka arsye për shqetësim. Siç thotë faqja zyrtare e Monarkisë “Edhe pse asnjë procedurë civile apo penale nuk mund të ndërmerret kundër Sovranes si person nën ligjin e Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëresha është e kujdesshme për t’ju siguruar se të gjithë aktivitetet  e saj në kapacitetin personal zhvillohen në pajtim me ligjin”.