Këto bukë të shijshme pa gluten janë shumë të mira për ata që kanë intolerancë ndaj glutenit. Janë shumë të shijshme të servirura shqeto ose me salcë marinare. Për më shumë larmi i shtoni pak dressing me erëza ose mundohuni të zëvendësoni djathërat e tjerë për parmixhanon

Përbërësit
Për  6 persona,   385 kalori
1/2 gotë vaj ulliri ose gjalpë
1/3 gotë ujë  
1/3 gotë qumësht ose qumësht soje  
1 lugë çaji kripë   
2  gota miell tapiokë
2 lugë çaji hudhër e grirë    
2/3 cup djathë i grirë parmixhan   
2 vezë të rrahura    

Përgatitja
Ngrohe përpara furrën në 190 gradë celsius. Hidh vajin e ullirit, ujin, qumështin dhe kripën në një  tigan të madh dhe vendosi mbi nxehtësi. Kur përzierja të ziejë, hiqe menjëherë nga nxehtësia dhe trazo miellin e tapiokës dhe hudhrën derisa të zbuten. Lëri mënjanë për 15 minuta. Hidh djathin dhe vezët në përzierjen e miellit derisa të bëhen masë, përzieja do të bëhet ngjitëse si djathë i butë. Nda me duar topa të vegjël të përzierjes dhe hidhi në një  fletë pjekjeje që nuk ngjit. Piqi në furrën e ngrohur që më parë derisa pjesa lart të marrë një ngjyrë kafe të lehtë, 15 deri 20 minuta.