Të shëtitësh botën si modele ka përfitimet e veta:  kalonmë shumë kohë nëpër botë sesa në shtëpi.  Askush nuk e di këtë më mirë sesa Chrissy Teigen, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke udhëtuar globin për  sfilata apo photoshooting. Është fotografuar në aeroportin e Nju Jorkut,  ku është shfaqur me këpucët e saj të preferuara të udhëtimit dhe ka zbuluar të vetmen gjë që nuk do e vishte në aeroport. “Janë gjithnjë një palë taka. Në pjesën më të madhe janë çizme ose diçka që mund t’i heq shpejt nga këmba”. Por ka më shumë arsye në zgjedhjen e saj sesa vetëm pamja. “Jam e paaftë të vesh të sheshta. Për arsye që nuk i di pulpat e mia janë shumë më të çlodhura kur janë mbi taka të larta. Kur vesh të sheshta, janë shumë të tendosura dhe jam fare parehat në to”. Bazuar në fotot  e kohëve të fundit të Teigen-it në aeroport, duket se takat e zeza janë më të preferuarat e saj. Edhe pse këpucët që ajo zgjedh për të udhëtuar mund të mos jenë më të rehatshmet, duhet ta pranojmë se duhet shkëlqyeshëm.