Udhëtimi nuk është vetëm lëvizje, është progresion; progresioni i vetes. Ka gjithnjë një justifikim: nuk kam para mjaftueshëm, nuk kam mjaft kohë, nuk kam udhëtuar më parë, kam ngecur në punën time, nuk kam njeri me të cilin të shkoj, udhëtimi është shumë i rrezikshëm dhe lista vazhdon... Të gjithë duhet të udhëtojmë, por kufizimet më të mëdha i kemi brenda vetes. Udhëtimi është të dalësh nga zona jote e rehatisë drejt së panjohurës.Udhëtimi nëpër botë ofron baza magjepsëse që do ju bëjnë të mundur të zhvilloheni dhe të zbuloni veten. Pra, është e detyrueshme t’u thoni mjaft justifikimeve dhe të dilni në rrugë. Ja 15 thënie   që do ju bëjnë të doni ta bridhni botën tani!

“Nuk e di ku po shkoj, por jam në rrugë të mbarë!” –Carl Sandburg

“Nuk kam qenë kudo, por është në listën time.” –Susan Sontag

“Kudo të shkosh bëhet pjesë e jotja në njëfarë mënyre.” – Anita Desai

“Udhëto sa je i ri dhe mundesh. Mos u shqetëso për paratë, thjesht bëje të funksionojë.” –Anonim 

“Udhëtimi e bën dikë modest. Ti sheh atë vend të vockël që zë në botë.” –Gustave Flaubert

“Bota është një libër dhe ata që nuk udhëtojnë lexojnë vetëm një faqe.” Shën Agustini

“Çdo ditë është një udhëtim dhe udhëtimi vetë është shtëpi” – Matsuo Basho

“Mos më thuaj sa i arsimuar je. Më thuaj sa ke udhëtuar.” –Muhamed

“Nuk ka troje të huaja. Është vetëm udhëtari ai që është i huaj.” -Robert Louis Stevenson
 

“Pas 20 vitesh do të zhgënjeheni më shumë nga gjërat që nuk keni bërë sesa nga ato që keni bërë. Ndaj hidhini litarët dhe lundroni larg prej gjirit të sigurt. Kapni erërat në lundrime. Eksploroni. Ëndërroni. Zbuloni.” – Mark Twain

“Të udhëtosh është të jetosh.” – Hans Christian Anderson

“Më mirë të shohësh diçka njëherë, sesa të dëgjosh rreth saj njëmijë herë.” –proverb aziatike
 

“Udhëtimi ju lë pa fjalë dhe më pas ju kthen në një tregimtar.” – IBM Battuta

“Në fund pendohemi vetëm për mundësitë që nuk i rrokëm.” – Anonim

“Një herë në vit, shko diku ku nuk ke qenë më parë.” – Dalai Lama