Lartësi marramendëse, plazhe me rërë të bardhë dhe jetë e gjallë qyteti: Kur viziton Rio de Janeiro-n , është e lehtë të shohësh sesi pamjet mbresëlënëse si statuja Cristo Redentor dhe më pak e njohura si Escadaria Selarón, e bëjnë një vend ideal për pushime dhe një destinacion në listën e dëshirave. Udhëtoni në Rio de Janeiro për të përjetuar muzetë e artit të klasit të parë, restorantet më të mira dhe joie de vivre e Cariocas-sve, ata banorë që na bëjnë zili të qytetit. Për të mos përmendur plazhet aq të bukur dhe shumë të dashur që kanë frymëzuar këngë si “Garrota de Ipanema”dhe “Copacabana”. Ndërsa Rioja ka qenë i famshëm o për festivalin e përvitshëm Mardi Gras, karnavalet, pjesa tjetër e vitit ofron peizazhe malor dhe shopping ( por edhe disa realitete të egra si favelat e trafikimit të drogës apo barakat).
Për turistët atraksionet janë të shumta, ose mund të mrekulloheni me kryeveprat e arkitekturës moderne të Qendrës, të vallëzoni samba ( ose t’i shihni vendasit tek kërcejnë) në lagjen boheme Lapa, ose t’iu bashkoheni lojës së futbollit. Ja një guidë për ta njohur më mirë qytetin.


Koha më e mirë për ta vizituar
Koha më e mirë për të shkuar në Rio është nga Dhjetori në Mars- muajt e verës në Brazil. Shtatori deri në nëntor ( pranverë) është gjithashtu sezon i mirë, me temperaturat e buta dhe me pak shi. Nëse nuk i keni problem turmat, Shkurti është koha e Karnavaleve.

Transporti
Sistemi i metrosë së Rios është i pastër, i sigurt dhe mënyra më e leverdishme për të lëvizur. Autobusët janë të lirë por priren të tejmbushen. Do të të pëlqente një taksi e verdhë? Ngul këmbë të ndezë taksimetrin pasi mund të përpiqen të të zhvatin.

Moti
Shkurti është muaji më i nxehtë, me një temperaturë mesatare prej 3 gradë Celsius. Korriku është muaji më i ftohtë me një temperaturë mesatare 16 gradë Celsius.

Çfarë të dish para se të nisesh
Rioja ka një reputacion për krime të dhunshme, por nuk është aq keq sa mendoni. Nuk do të jeni në rrezik në zonat e populluara, por i lini orët e kushtueshme dhe bizhuteritë në shtëpi.

Gjuha
Portugalishte e Brazilit
Monedha
Reali brazilian