Sllovenia, zakonisht nuk është destinacioni  i parë që të vjen ndërmend kur mendon për vende të lidhura me natyrën. Megjithatë, udhëtarët duhet ta konsiderojnë lulëzimin e vendit në një prej festivaleve më fantastike të luleve të egra të Europës, që  vazhdon deri më  11 qershor. Edicioni i  11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Luleve të Egra, që mbahet në  Parkun Kombëtar të Triglavit në rajonin Bohinj të Sllovenisë, është votuar një prej festivaleve më të mirë të Europës. Dhe më ç’është më e bukura, nuk është i populluar.
 
Gjatë periudhës 16 ditore të festivalit, vetëm 1500 njerëz e vizitojnë çdo ditë. Por ata që e bëjnë këtë udhëtim trajtohen në mënyrë personale, shëtitje me guidë të udhëhequr nga vendasit. Në këto shëtitje, guidat vendase do ju tregojnë  70 lloje lulesh endemike të rajonit slloven, ndërsa do ndajnë me ju informacione rreth parkut kombëtar. Të ftuarit mund të marrin pjesën ë aktivitete si trajnime për gatim, qëndistari dhe vallëzim gjatë festivalit. Ka  gjithashtu shfaqje artistike, koncerte dhe bletaria tradicionale për vizitorët.
Por ylli i vërtetë i spektaklit është shfaqje e luleve të egra në kullotat alpine. Simboli i festivalit është Irisi i Bohinjit, që i jep brezave të mëdha të tokës një vjollcë të gjallë. Vizitorët mund të shohin gjithashtu lulëzime të mëdha të orkideve, zambakëve  e shumë të tjera.