Ngjitja e shtegut inkas drejt fortesës së Maxhu Pichu-t qëndron në majë të listës së shumë udhëtarëve. Qyteti i shenjtë, në lartësi të Andeve u “zbulua” ( aq sa një i huaj mund të zbulojë një sit historik vendas ) më 1911-ën nga një profesor i Yale-it tip Indiana Jones i quajtur Hiram Bingham. Ai u shoqërua në qytetin antik, që u ndërtua rreth 1450 –ës, nga një djalë vendas dhe u mrekullua ( me të drejtë) nga bukuria dhe madhështia e sitit të braktisur.
Bingham-i e ndau ekzistencën e Machu Pichu-t me botën moderne në prill të 1913 –ës në një numër të National Geographic dhe qysh atëherë siti spektakolar arkeologjik ka tërhequr vizitorë, kërkues dhe eksplorues nga e gjithë bota të vendosur për të zbuluar misterin e sitit, ose vetëm për t’u zhytur në shkëlqimin e tij antik. Pavarësisht faktit se qyteti tani është pjesë e trashëgimisë Botërore UNESCO dhe shkencëtarët e kanë studiuar malin e shenjtë të pushimit, ka ende shumë sekrete rreth Machu Pichu-t dhe njerëzve që e ndërtuan atë. Ja disa sekrete të vendit të shenjtë!
 
 
Mendohej se nuk do zbulohej kurrë
Inkasit ishin të shqetësuar (jo më kot) se spanjollët do të mund të zbulonin dhe do të plaçkitnin Machu Pichu-n. Për ta ndaluar këtë, më pak se 100 vjet pasi e ndërtuan qytetin, më 1532-shin, Inkasit e braktisën atë, dogjën pyllin, kur u larguan në mënyrë të rritja për së dyti e pyllit të mund të fshihte gjurmët drejt malit. Plani funksionoi dhe spanjollët kurrë nuk e zbuluan Machu Pichu-n dhe qëndroi i fshehur për të jashtmit derisa Hiram Bingham e vizitoi më 1911 –ën.
Bingham në fakt zbuloi qytetin e gabuar
Sipas National Geographic, që financoi i disa nga eksplorimet e mëvonshme të Bingham-it, kur eksploratori u soll në Machu Pichu, ai mendoi se kish zbuluar një qytet të ndryshëm. Bingham besoi se guidat vendase e çuan në të ashtuquajturin Qyteti i Humbur i Inkasve, Vilcabamba, fortesa inkase ku sunduesit zhvilluan një betejë disa vjeçare kundër konkuistadorëve spanjoll. U desh 50 vjet debat derisa u provua se Bingham ishte gabuar, nga një eksplorator me emrin Gene Savoy, i cili më 1964-ën, provoi se qyteti i vërtetë i humbur i Inkasve ishte Espiritu Pampa, të perëndim të Machu Picchu-t.
Bingham mendoi se Machu Picchu ishte shtëpia e një grupi grash të quajtura “Virgjëreshat e diellit”
Eksploratori mund të ketë qenë i mirë në pagesat e guidave, por nuk ek ishte idenë se çfarë kishte zbuluar. Bingham jo vetëm që besoi se kish zbuluar Vilcabama-n, por gjithashtu besoi se Machu Picchu ishte mitiku Tampu-tocco, vendlindja i paraardhësve të Inkasve. Teoria e tij ishte se Machu Picchu ishte një kuvend i mbushur me gra të zgjedhura të njohura si “virgjëreshat e diellit” dhe priheshin nga priftërinjtë që adhuronin zotin diell. Kjo teori e këndshme, fatkeqësisht rezultoi e pavërtetë.
 
 
Machu Picchu mund të ketë qenë qytet resort fillimisht
Sipas një grupi arkeologësh, Machu Picchu u ndërtua si vendpushimi për familjen mbretërore. Kërkimi i drejtuar nga John Rowe, Richard Burger dhe Lucy Salazar zbuloi se sundimtari inkas Pachacuti Inca Yupanqui, që besohet se ndërtoi Machu Picchu-n, mund ta kishte imagjinuar qytetin si një vend paqësor për t’u larguar nga zhurma e qytetit në Cuzco.
Ka shumë mundësi të ketë qenë qytet tejet i larmishëm
Eksperti i qytetërimit andean Brian Bauer i ka rrëfyer National Geographic se ka shumë prova arkeologjike se Inkasit nuk ishin të vetmit njerëz që jetonin në Machu Picchu. Edhe pse fshati nuk kishte një Pazar, arkeologët kanë zbuluar qeramika nga njerëz përqark rajonit duke treguar se njerëzit nga një larmi sfondesh kanë jetuar atje ose të paktën kanë kaluar përmes qytetit.
Inkasit ishin mjeshtër në punimin e gurit
Struktura masive e Machu Picchu është ndërtuar pa përdorur rrota, mjete hekuri apo llaç. Në vend të kësaj, sipas National Geographic, shkëmbinjtë u prenë për të qëndruar bashkë në mënyrë të përsosur, suke përdorur metodën e quajtur “muratoria ashlar”. Ishte taktikë e mençur, Peruja është vend shumë sizmik dhe mungesa e llacit i ka ndihmuar strukturat të qëndrojnë përveccfaktit se Machu Picchu është ndërtuar në dy linja shkëmbore.
 
Pjesa më e madhe e infrastrukturës së qytetit është e fshehur
Ndërsa qyteti madhështor malor qëndron si kullë mbi luginën rrethuese, pjesa më e madhe e mrekullive arkitekturore janë nëntokë. Sipas Australia’s News, më shumë se 60 përqind e ndërtimit inkas është i mbuluar në tarracat kodrinore si pjesë e mureve të themelit dhe sistemit të drenazhit që gjarpëron nën qytet.
Ka të paktën dy tempuj të fshehur
Tempulli i Hënës dhe Shpella e Diellit mund të të ikin lehtë. Të vizitosh Tempullin e Hënës kërkon të ngjitësh një shkallë për një orë në anë të malit Huayna Picchu sipas The News.
Në majë është një tempull i vogël por magjepsëse i ndërtuar në murin e shkëmbit. Intimachay, ose “Shpella e Diellit” është i ngjitur nën sitin kryesor të Machu Picchu –t, duke i bërë shumë turistë ta humbasin. Shpella ka qenë një vend i shenjtë, e që mund të jetë planifikuar ta bëjë pjesën më të madhe të lindjes së diellit gjatë solsticit të Dhjetorit si pjesë të ritualit dimëror inka, Capac Raymi.
 
Mund të ketë qenë pjesë e rrugës së pelegrinazhit
Ndërsa eksploratorët e hershëm menduar se Machu Picchu ishte një qytet i fshehur, arkeologët modernë menduan se siti ishte pjesë e një rruge antike pelegrinazhi. Për fat të keq, për shkak të mbërritjes së spanjollëve, shtegu i pelegrinazhit nuk u përfundua kurrë, sipas National Geographic. Ndërsa arsyet për rrugën kanë humbur në të kaluarën, arkeologu-astronom Giulio Magli beson se udhëtimi për në Machu Picchu mund të jetë lidhur me të parin Inkas që udhëtoi nga Liqeni Titicaca.
Ka ende zbulime arkeologjike që bëhen në Machu Picchu
Më 2014-ën, eksploratori francez Thierry Jamin gjeti një derë të pazbuluar më parë në Machu Picchu, që ai beson se mban dhomën e varrimit të mbretit Pachacuti Inca Yupanqui, sunduesi inkas që ndërtoi Machu Picchu. Qeveria peruane, megjithatë , nuk e la ta hapte dhomën pasi mund t’i shkaktonte dëme të pariparueshme sitit ( ose mbase ata kishin parë filmin “Mumja”).