Vendet për t’u parë e shijuar, nëpër botë, janë shumë. Ndër qindra përvoja që mund të jetohen gjatë jetës, disa ngelen në mendje më shumë se të tjerat. Këto të mëposhtmet janë me siguri disa prej tyre. Vetëm se, mund të shijohen plotësisht, vetëm nëse jeni pa fëmijë me vete!

Mumbai
Është qyteti indian i kontrasteve ku, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja takohen gjithmonë. Është një vend plotë ngjyra, shije e aroma por shpesh herë bëhet i rrezikshëm. Pikërisht kjo e fundit e bën të pakëshillueshëm për fëmijët,  por për t’u shijuar si një aventurë e paharrueshme.
Tajlandë
Fama e turizmit seksual tajlandez është shpërndarë në të gjithë botën, prandaj komentet e gjata se përse duhet ta shijoni vetëm, femra o meshkuj qofshi, nuk janë të nevojshme!
Japoni
Tokio dhe Kyoto janë dy qytete të mëdha në të cilat mund të përjetoni çdo lloj përvoje, sidomos nëse jeni pa fëmijë. Të shëtisësh nëpër fshatrat japoneze duket sikur rikthehesh në kohën kur teknologjia ishte term i panjohur.
Paris
Askush nuk thotë që nuk është e lejuar të vizitosh Parisin me fëmijën por fakti që konsiderohet si qyteti më romantik i botës, e ka një arsye. Nëse jeni me fëmijën, nuk do ta shijoni njësoj dashurinë që mund të shkëmbeni rrugëve të tij.
Peru
Vështirësitë fizike që krijohen kur viziton një vend si Machu Pichu, e bëjnë këtë një destinacion pak të populluar,  mirëpo spektakli që ofron natyra atje është një përvojë unike dhe, siç merret me mend, aspak e këshillueshme për familjarë!
Safari
Fëmijët mund t’i duan kafshët por ato që mund të ndeshin në shkretëtirën nuk kanë asnjë lidhje me situatat miqësore që kërkojnë fëmijët. Madje, rrezikshmëria është e tillë saqë vizitorët duhet të marrin vetë përgjegjësitë nëse ndodh diçka.
Maldive
Epo, nëse i duroni fëmijët për orë të tëra në avion, mund t’i merrni edhe me vete!
Islanda
Janë të shumta gjërat që mund të bëni me fëmijët në Islandë,  por nëse doni të përjetoni një aventurë të vërtetë, mos i merrni me vete!