Edhe pse për një shumicë plazhe të tilla mund të jenë të papërshtatshme por që në fakt për miliona turistë të tilla plazhe mbeten të preferuara. Po ku gjenden këto plazhe? Janë në Francë, Spanjë, Greqi, Angli, Kroaci dhe Itali. Për të mësuar më shumë për këto plazhe, ju paraqesim listën me destinacionet e plazheve nudo.

Linguizzetta Beach, Korsika, Francë
Një plazh me një shtrirje rreth 7 km. Kombinimi i rërës së bardhë dhe detit të kaltër ju jep mundësitë për frymëmarrje të bollshme dhe me disa vendpushime nudiste.
Studland Beach, Dorsett, Angli
Britanikët shpesh kanë një reputacion për të qenë puritan kështu që ju mund të ndiheni të befasuar se në Dorset qëndron një plazh nudist. Zona nudiste e cila është e rrethuar nga dunat e rërës, është për ata që duan një izolim. Ky plazh gjithmonë është në listën e “plazheve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar” dhe një perlë e vogël që nuk duhet humbur.
Zlatni Rat (Golden Horn), Brač, Kroaci
Ky plazh i veçantë është një nga më të famshmit në Kroaci, një vend i njohur për bregdetin e pasur. Ju mund të shijoni rrethinat e një prej plazheve më të njohura në Mesdhe. Kjo zonë është e përkryer për ata që duan një grimë izolimi.
Es Cavallet, Ibiza, Spanjë
Kur ju mendoni Ibizën, ju me shumë gjasa do të mendoni një vend që është si në ëndrra. Aty ka dhe zona nudiste, të cilat ndodhet në afërsi të qytetit . “Es Cavallet” është një nga plazhet nudiste në Europë dhe është një prej vendeve ideale për të pushuar.
Elia Beach, Mykonos, Greqi
Zotat grekë ishin të njohur për trupin e tyre shtatlartë dhe në këtë ishull grek ka mjaft plazhe nudiste. Ky plazh është lënë në hije shpesh nga fqinjët e saj.
Guvano Beach, La Spezia, Itali
Për të shkuar në këtë plazh, ju duhet të eci përgjatë maleve dhe përmes një tuneli! Për shkak të vendndodhjes së largët, ky plazh është i mrekullueshëm për ata që duan të ndjehen të gatshëm për të qenë nudo.