Fshati Shahara shtrihet në majën e malit të lartë 2600 metra dhe dikur ka shërbyer si kala që u ka ofruar mbrojtje imamëve
Falë rezervave të mëdha të ujit dhe ushqimeve të deponuara në muret e ndërtimeve në të, ky qytet i fortifikuar ishte në gjendje t’u mbijetojë rrethimeve të armiqve për muaj të tërë.
Mirëpo, përveç fshatit, këtë pjesë të largët të Jemenit, tërheqëse për turistët e bën edhe mrekullia inxhinierike e ndërtuar mbi kanionin e thellë 90 metra, e njohur si “Ura e psherëtimës” apo Ura Shahara. Deri tek kjo urë mund të arrihet vetëm duke u ngjitur shkallëve dhe tarracave të shumta.Ura Shahara, e cila është aq e fortë sa që në të mund të kalojnë edhe kamionë, dikur ka qenë lidhja kryesore dhe e vetme e kalasë së imamëve me pjesën tjetër të vendit.
E ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të, e fshehur në mes dy shkëmbinjve, kjo urë ka shërbyer si vijë e fundit e rezistencës ndaj pushtuesve , të cilët do mësynin fortesën Shahara.