Prej dhjetë vitesh ka përshkuar dhe ka jetuar në mbi 50 shtete. Nora Dunn, 40 vjeç, nuk udhëton nëpër botë. Ajo jeton nëpër botë. Pasi shiti çfarë kishte më 2006 –ën, Dunn ka shkruar disa libra rreth udhëtimit të qëndrueshëm financiarisht si edhe ka blogje rreth stilit të saj të jetës siç është  The Professional Hobo. Më 2006-ën, Sunn shiti thuajse gjithçka posedonte për të ndjekur ëndrrën e saje të bënte një stil jetese në udhëtim.
 
“Në atë proces pune me njerëz të tjerë në planet e tyre financiare dhe duke i ndihmuar të hartonin stilet e tyre të jetës të ëndrrave...Kuptova dikur se kisha harruar ëndrrat e mia”, ka thënë ajo. “Dhe ëndrrat e mia –qysh  kur isha 9 vjeç –ishin të udhëtoja botën, më shumë sesa të bëja pushime”. Ajo ka kursyer mbi 100 mijë dollarë në kostot e akomodimit duke gjetur vende pa pagesë për të qëndruar dhe jetuar nëpër botë. Ajo madje ka shkruar një libër rreth kësaj. Dunn shpenzon në mënyrë të kujdesshme. “Epo, mbetem gjithnjë një planifikuese financash”, qesh ajo. “Nisa të gjurmoj shpenzimet e mia dhe u mrekullova pasi zbulova sesa pak më ka kushtuar të udhëtuarit me kohë të plotë. Në fakt më ka kushtuar shumë më pak sesa më ka kushtuar ndonjëherë të jetoj në një vend”.
 
 
Ka hequr dorë nga hotelet dhe hostelet, duke zgjedhur përvoja kulturore . “Ka qenë vërtet dhuratë e mrekullueshme, jo vetëm sepse akomodimi është i vetmi shpenzim që do pësosh kur udhëton, por sepse është një mënyrë e  shkëlqyer të përjetosh një copë të jetës vendase”, ka thënë ajo. “Për më tepër çfarëdolloj gjëje të jesh duke bërë për të nxjerrë të ardhura në mënyrë që të përballosh udhëtimet, ka gjithashtu një punë çdo herë që lëviz, çdo herë që ndryshon vendndodhje, që gjen një vend të ri për të qëndruar. 
 
Zbulon sesi t’ia dalësh, mendon si të sigurosh nevojat bazike të jetës dhe kjo kërkon shumë punë”, ka thënë ajo. Për shkak të punës ekstra që përfshihet dhe  faktit se udhëtimi i jetesës nuk ka datë skadimi,  Dunn merr kohën e saj për çdo destinacion. “Më  lejon të gërmoj më thellë në fijet e një kulture të ndryshme , të një vendi ku po jetoj, të gjuhës, të ritmit  të jetës, të ushqimit dhe për të provuar se si është të jetosh në atë vend dhe jo vetëm t’i kalosh përmes.
 
Dunn e quan veten “një vajzë me shije shampanje që jeton me një buxhet të një birrëtari”.
“Nuk bëj shumë para, por jam e përgjegjshme për mënyrën sesi i shpenzon paratë në rrugë”, ka thënë ajo. “Kur gëzoj gjëra si akomodimi falas dhe kur udhëton ngadalë, shpenzimet e mia janë shumë të ulëta”.
“Kur dua karavidhe, ha karavidhe”,  thotë.  “ Vesh rroba të këndshme, por nuk jam pjesë e stilit konsumerist sepse gjithçka që posedoj më zë vetëm një çantë”.
 
Jo çdo pjesë e rrugëtimit të saj ka qenë e lehtë “Po hedh dorëshkrimin për librin e radhës”, thotë Dunn, e cila i ka mbijetuar tre katastrofave natyrore dhe ka kaluar disa sëmundje gjatë udhëtimeve  “titulli në proces është “Ky nuk është një blog udhëtimi: Tregime nga 10 vjet jetese jashtë vendit që asnjë blogger udhëtimi nuk do i botonte kurrë”. Por mbi të gjitha, gjithçka ka qenë e re dhe e ndryshme, e egër dhe e mrekullueshme. Udhëtimi ka qenë për mua një mënyrë e të jetuarit me ngjyra.