E mbani mend filmin trillet “The Beach”? Drama aventuriere që ndjek një Leonardo di Caprio në kërkim të trillit ndërsa udhëton në një ishull të pabanuar në Tajlandë. Një seri e re spektakolare fotosh sjell  një grup hipish që duket se kanë dalë direkt nga filmi  i Danny Boyle-it, realizuar në vitin 2000, teksa zhvishen  dhe i shfaqin njëri-tjetrit dashurinë pa kushte,  në një festival ekzotik. Fotografi Denis Vejas, 30 vjeç nga Lituania ka ndjekur Mbledhjet e Ylberit nëpër Meksikë, Guatemala, Rusi e Marok. Ai ka fotografuar disa ngjarje shpirtërore me bohemë të mbledhur në vende të largëta për t’u bërë njësh me natyrën dhe larg konsumerizmit.
 
 
Fotografitë shfaqin burra e gra kapur për dore  në një rreth njerëzish në plazh, ndërsa të tjerët të zhveshur pushojnë në lumenj apo në brigje. Një çift i zhveshur ndajnë një moment të ëmbël në një takim të njerëzve të ylberit, ndërsa qindra hipi janë mbledhur duke shijuar natyrën.
 
Një tjetër  foto intime shfaq një çift në një përqafim dhe një grua që ka mbuluar trupin me baltë. Njerëzit e ylberit zhvishen dhe mblidhen në pyje, liqene dhe plazhe për të çmuar vendet e pashkelura.
 
Një grua e zhveshur është fotografuar duke medituar në plazh ndërsa dielli po perëndon. imazhe të tjera shfaqin paqen e brendshëm të njerëzve të ylberit ndërsa zbukurojnë fytyrën, meditojnë dhe tymosin drogë bashkë .
 
Denisi thotë: “Stili i jetës nomade dhe alternative është pjesë e rëndësishme e fotografisë sime dhe këto mbledhje janë pjesë e rëndësishme e kulturës nomade dhe ndjeva nevojën ta dokumentoja. Dashuria pa kushte është një eksperiment i bukur social, veçanërisht kur praktikohet nga qindra njerëz në të njëjtën kohë.
 
Një grua flokëkuqe zhvishet dhe tregon tatuazhet në një event në një pyll tropikal.
 
Njerëzit e ylberit drejtohen në qoshe të fshehta të botës për t’iu arratisur konsumerizmit dhe hierarkisë. “Është një përpjekje për të ndërtuar një botë ndryshe pa autoritet dhe organizime ku mund të jesh absolutisht i lirë pa nevojën për t’u shpjeguar”. Ai thotë se festivalet tërheqin “njerëzit me mendje të ngjashme” kështu që nuk ka tronditje apo gjykim. “Ata kanë rastisur në vende të ndryshme të botës dhe zakonisht në periferi,  kështu që i vetmi kontakt me botën jashtë janë disa fshatra të vegjël” –ka  thënë ai.
 
Mbledhja e parë e njerëzve të ylberit u zhvillua më 1972 –shin në Kolorado. Qysh atëherë ata shfaqen në vende të ndryshme të botës. “Në shumicën e rasteve, njerëzit e ylberit mbështesin një marrëdhënie shumë miqësore me fqinjët dhe vendasit shpesh vijnë të luajnë muzikë pranë zjarrit ose hanë bashkë”. Pjesëmarrësit angazhohen në një sërë aktivitetesh si meditim, vallëzim, joga dhe luajnë muzikë.
 
Një pjesëmarrës i moshuar, i veshur me një shall të kuq është fotografuar ndërsa tymos drogë. Pjesëmarrësit nuk janë të detyruar të paguajnë një tarifë hyrjeje dhe nuk ka udhëheqës.
 
Eventi inkurajon lirinë dhe dashurinë e pakushtëzuar. “E dashuroj fotografinë e ndershme dhe të pa censuruar” – shton Denisi. “Temat e bashkimit, migrimit dhe stileve alternative të jetës zënë një hapësirë të madhe të punës sime. Fotografia u bë mënyra ime të rrëfyerit të historive që përjetoj në udhëtimet e mia dhe rrugëtimin tim personal”.