Në 2 mijë metra mbi nivelin e detit në malet e  Graubünden -it, do të g jeni pamje mahnitëse  dhe një përvojë unike hoteli. Një koncept i ri nga vëllezërit pas hoteleve Null Stern ri përkufizojnë  përvojën e një hoteli minimal.
 
Nuk ka mure, as pronësi hoteli. Ajo çka keni është një shtrat me dy komodina dhe llamba. Por ajo për të cilën paguani është pamja e pabesueshme që vjen nga të fjeturit në malësinë zvicerane pa një çati mbi kokë apo mure që ju kufizojnë.
 
Nuk do të gjeni një tualet me kushte (megjithatë është një banjë publike  10 minuta larg hotelit), por për mëngjes do të keni një sandviç me sallam dhe kafe. Çmimi është rreth 250 euro nata.
 
Klientët duhet të kenë parasysh: Ndërsa dhoma mund të rezervohet mes pranverës dhe vjeshtës, ka një mundësi që rezervimi mund t’ju anulohet në minutën e fundit për shkak të motit të keq.
 
Frank dhe  Patrik Riklin kanë prezantuar termin  “Null Stern”, që përkthehet në “zero yje” për të përshkruar  vendin e tyre të mikpritjes. Më parë ata hapën një hotel në një bunker bërthamor në   Teufen, një qytet në verilindje të Zvicrës.