Kjo është një pjatë libaneze, e shkëlqyer për ta shoqëruar me perime ose të lyesh bukën me të. Mund të përdoret për t’ia hedhur sipër çdo lloj pjate.

Përbërësit
1 gotë e gjysmë kos
¼ gotë vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë mente e freskët e grirë
1 lugë kopër e freskët e grirë
½ lugë çaji kripë kosher

Përgatitja

Përziej kosin, vajin e ullirit, mentën, koprën dhe kripën e kosherit bashkë në një tas. Mbuloji dhe futi në frigorifer për 12 orë.

Shënime gatimi: Përdorja e një vaji të mirë ulliri është thelbësore për shijen. Erëzat mund të përdoren sipas preferencës.