Një tempull i  artë shumë shekullor. Gurë gjigandë prehistorikë mbi një lëndinë. Një qytet i shenjtë antik për tre besime të ndryshëm fetarë. Nëpër botë mund të gjesh një shumësi sitesh pelegrinazhi për udhëtarët kureshtarë. Megjithëse disa nga këto vende mund të joshin vetëm njerëz të të njëjtit besim, kushdo mund të çmojë domethënien kulturore dhe bukurinë e tempujve dhe strukturave të ndryshme. Pak rendësi ku beson, këto v ende janë njohur për të ngacmuar një lloj niveli të përvojës shpirtërore, ose të paktën një frikë nderimi. Pra nëse po kërkoni për një përtëritje të vogël shpirtërore apo thjesht doni të shihni vende pelegrinazhi të një periudhe të ndryshme  kohore apo religjioni,  ja disa nga destinacionet shpirtërore më të njohur nëpër botë!
 
 
Machu Picchu (Cusco, Peru)
I vendosur në majë të malit, në Cusco, Peru, Machu Picchu besohet se ka qenë vendi më popullor i pelegrainazhit për inkasit, dhe sot vizitohet nga mbi një milion njerëz çdo vit. Fasada e mrekullueshme prej guri që përbën qindra ndërtesa në sit, bashkë me tarracat ku janë ndërtuar ato, e kanë bërë të fitojë një vend në 7 mrekullitë e reja të botës. Nga siti antik te malet marramendëse që e rrethojnë, Machu Picchu është një vend që duhet parë patjetër nga çdo udhëtar që është në kërkim të zbulimit të këtij qyteti të qetë.
 
Vatikan,  (Romë, Itali)
Mbi 5 milionë njerëz në vit e vizitojnë qendrën e botës katolike. Vatikani është i mbushur me monumente të ngritur në nder të një sërë shenjtorësh dhe gjithashtu besohet të jetë vendi i saktë ku Shën Pjetri dha frymën e fundit. Pjesëmarrja në meshën e kremtuar nga vetë Papa dhe turet në Kapelën Sistinë, që admirohet gjithaq se është shtëpi e kreut të Kishës dhe për kryeveprën e famshme të Michelangelo-s.
 
 
Jerusalem (Izrael)
Ky qytet shekullor është një nga vendet  shpirtërore më domethënëse  në botë për tre besime të ndryshëm: Islami, Krishterimi dhe Judaizmi. Afro 2 milionë udhëtarë e vizitojnë Jerusalemin çdo vit, ose për të bërë pelegrinazh në Murin Perëndimor, që është një vend për lutje në besimin jude, vizita në vendin e Golgotës ku Jezu Krishti u kryqëzua apo admirimi i bukurisë për faltoren myslimane, Kubeja e Shkëmbit. Udhëtarët mund të eksplorojnë më tej historinë e qytetit gjatë tureve në muzetë vendase, varret e mbretërve të lashtë dhe sitet arkeologjike. 
 
 
Stonehenge (Salisbury Plain  në Wiltshire, Angli)
Ky sit prehistorik përmban monumente gjigande guri nga Epoke Neolitike dhe ajo e Bronzit dhe ka habitur arkeologët qysh prej zbulimit të tij. Edhe pse fotografitë ikonike të Stonehenge vetëm sa shfaqin një përzgjedhje gurësh, aktualisht janë 200  struktura të tjera më pak të njohura të vendosura gjatë së njëjtës periudhë kohore. Gjatë solsticit veror, mijëra njerëz udhëtojnë në Stonehenge për të parë lindjen e diellit majë shkëmbinjve.
 
Tempulli i Artë  (Amritsar, Indi)
Megjithëse Tempulli i Artë është qendra shpirtërore për besimin Sikh, kushdo nga çdo lloj besimi është i ftuar në sitin e  famshëm të pelegrinazhit për t’u lutur, për  ngushëllim shpirtëror apo thjesht për të mësuar më shumë rreth historisë së tempullit. Njerëzit ose joshen nga fasada e artë ose thjesht shijojnë mikpritjen me krahë hapur, rreth  50 mijë vizitorë ndalen në tempull çdo ditë. Edhe pse nuk ka ture formalë n këtë sit madhështor religjioz, thuhet se  mund të f lasësh me vendasit që do të jenë më shumë se të lumtur për  t’ju shoqëruar, për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja apo t’ju thonë gjithçka duhet të dini rreth tempullit.
 
Ulpotha (Sri Lanka)
Kjo është për të gjithë dashuruesit e spa-ve dhe gurutë e jogas medituese. Për mijëra vite, pelegrinë besimtarë kanë udhëtuar drejt Ulpotha-s. Sot konsiderohet si një prej spa-ve më të mira dhe më të bukura në botë. Vendi i pushimit është një arratisje e mrekullueshme për këdo që është në kërkim të pastrimit të shpirtit dhe trupit, por hapet vetëm në periudha të caktuara të vitit. Vendi është jo fitimprurëse, fondet e të cilit shkojnë për vendasit që mirëmbajnë një fermë organike aty pranë.
 
 
Ishulli i Pashkës (Kili)
Ky ishull i largët është i famshëm për mbushjen me statuja  kokëmëdha prej  guri vullkanik, të njohur si Moai. Ashtu si edhe Stonehenge, ka pak njohuri se pse Moai-t janë vendosur nëpër të gjithë ishullin. Por nëse pyesni vendasit, me gjasë do ju thonë se ata përfaqësojnë paraardhësit e vdekur dhe trajtohen me nderimin më të madh. Si rezultat, Moai-t janë krejt të paprekshëm, por janë të mrekullueshëm për t’u parë.