Nepali nuk është një destinacion që e dëgjojmë shpesh. I identifikuar si shteti që është shtëpi e malit Everest dhe  8 prej maleve më të lartë të botës, ka  pamje epike dhe rrethina natyrore që janë pa diskutim spektakolare. Nepali është një vend pa dalje në det, i  kufizuar nga Kina dhe India, i vendosur në Himalaje në Azinë e Jugut. Edhe pse nuk është një lloj i zakonshëm i destinacioneve të pushimeve, bota natyrore e virgjër më shumë tërheq të varurit për aventura dhe dashuruesit e natyrës. Më poshtë janë disa arsye se pse duhet ta vizitoni Nepalin.

Një parajsë për ecje
Jeni i dhënë pas ngjitje në kodrat e Himalajeve? Nepali është shtëpia e Rajonit  Annapurna, që ofron mundësi të shumta ecjeje dhe ngjitje që konsiderohen si më të mirat në botë.
 
 
Një strehë për aventurierët
Nepal mbahet për larmi aktivitetesh aventuriere. Nga parashutizmi dhe rafting në ujërat e bardha te bungee jumping apo zip-flyers, Nepali di si të ofrojnë adrenalinën dhe t’i trillojë ata që e kërkojnë.
 
Destinacion i sigurt
I konsideruar si destinacioni më i sigurt në Azinë Juglindore, Nepali njohët për natyrën mikpritëse. Vendasit janë shumë miqësorë dhe mikpritës duke ju dhënë plot arsye për të buzëqeshur.
 
Jeta e egër
Ndërsa viziton zona si  Parku Kombëtar Chitwan, do të ndesheni me një larmi speciesh të rralla të jetës së egër. Një total prej 68 speciesh mamalësh, 544 specie zogjsh, 56 specie reptilësh dhe 126 speciesh peshqish janë regjistruar në këtë park. Parku njohët veçanërisht për mbrojtjen e Rinoqerontëve njëbrirësh, Tigrit mbretëror Bengal dhe Krokodilit Gharial 
 
Site të trashëgimisë botërore
Nepali është shtëpi e shumë siteve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s që e shton edhe më shumë tërheqjen kulturore të këtij vendi madhështor. Ka shumë tempuj, manastire dhe hane.
 
Ushqimi
Ushqimi nepalez ka një ndikim  me peshë  po aq sa Kina dhe India, ushqimi është përgjithësisht më i shëndetshëm dhe më shumë mish pa dhjamë dhe perime. Ushqimi do ju bëjë të lëngëzoni.
 
Larmi kulturash
E dini se mbi 35 grupe të ndryshme etnike e quajnë Nepalin shtëpi? Kjo do të thotë se ka  një sërë religjionesh, gjuhësh, frymëzime muzikore dhe ushqime. Nepali është një vend i këndshëm për t’u zhytur në kulturat e ndryshme dhe t’i thuash lamtumirë zonës së rehatit.