Kanye West i bën 40 vjeç më 8 qershor, por kjo nuk e ndal të shoqen, familjen dhe krejt shpurën për të festuar ditëlindjen e tij pak më herët në Bahamas. Sipas raportimeve, Kim Kardashian West është përkushtuar për një festim luksoz, duke marrë me qira një vilë luksoze për familjen dhe miqtë për të festuar ditëlindjen e rëndësishme të yllit të rrepit. Dhe pse jo? Me mbi 2 mijë ishuj , Bahamas janë shtëpi e disa prej plazheve më të bukur në botë.
 
 Shpresojmë që familja të dalë nga vila dhe pishina për të parë parajsën e fshehur të Bahamasit dhe gjithçka ka për të ofruar si zhytje, shëtitje me varkë, kuzhinë me pesë yje dhe kulturë të gjallë ishullore. Festimi ekstravagant vjen një javë pasi çifti ka festuar përvjetorin e tretë të martesës.
 
Duke qenë një kohë e trazuar për çiftin, pasi Kim u kërcënua në Paris dhe Kanye pati probleme shëndetësore, Kanye deshi ta festonte ditëlindjen jo vetëm për veten, por gjithashtu edhe për të shoqen. “Kanye donte t’i planifikonte këto pushime për familjen e tyre dhe kanë kaluar disa kohë qysh se kanë bërë pushime bashkë”- ka thënë një burim. “Kim kishte vërtet nevojë për të pushuar e dëshiron të kalojë kohë cilësore me Kanye-in dhe ai po mundohet shumë për ta bërë të veçantë.