Një vend i larmishëm, me plazhe idilike, me  11 vende të trashëgimisë UNESCO dhe kulturë të gjallë, duke u bërë kështu destinacion perfekt për këdo. Nëse po kërkon  për ture në Turqi, atëherë është ide e mirë të kesh disa informacione bazike për t’ju përgatitur përpara nisjes, veçanërisht nëse nuk e ke vizituar vendin më parë.



1.    Furnizohu me  ar!
Nëse jeni i dhënë pas gjërave të shndritshme, atëherë shopping-u në Turqi do ju duket kënaqësi absolute. Ari 22 karatë ka çmim të arsyeshëm atje dhe do të jeni në gjendje të bëni pazare të shkëlqyer.  Mos kini frikë të bëni edhe  shkëmbime, kultura turke priret t’i favorizojë pazaret. Në çdo shkëmbim me vendasit, kini parasysh mirësjelljen dhe respektin gjatë gjithë kohës.

2.    Respekto besimin fetar
Turqia është një vend i devotshëm mysliman, veçanërisht kur lëviz nga zona e resorteve turistike. Ndaj është e këshillueshme të visheni si duhet, duke mbuluar krahët dhe këmbët kur është e mundur. Megjithatë,  mund të dëshironi të visheni trendy me rroba që ju mbulojnë sa më shumë, pasi dielli i verës mund të jetë shumë i fortë.

3.    Shijo dashamirësinë
Një nga këshillat më të preferuara  të udhëtimit në Turqi është të bisedosh me vendasit. Turqit janë,  në përgjithësi, shumë miqësorë dhe gjithnjë e mirëpresin mundësinë për të biseduar me vizitorët. Nëse gjeni pak kohë për të mësuar disa fjali kyçe në turqisht, do të jeni shumë popullor.


4.    Planifiko itinerarin për t’u siguruar se do marrësh më të mirën nga turet
Turqia është shumë e pasur me vende të magjishme për t’u vizituar, ndaj është shumë e rëndësishme të sigurohesh se i  ke bërë planet mirë përpara se të nisesh. Akoma më mirë, lërja dikujt tjetri të planifikojë për dhe bashkohu një turi të  një kompanie udhëtimi me reputacion, si Global Travel Albania. :)

5.    Nëse sëmuresh mos bjer në panik!

Vizitorët shpesh habiten sesa mbresëlënëse janë farmacitë në Turqi. Shumë nga farmacistët janë tejet të kualifikuar dhe mund të të këshillojnë mjekimin më të mirë për çdo lloj problemi shëndetësor që po kalon.