E vendosur mes Tajlandës dhe Vietnamit, Kamboxhia është  një nga vendet më  pak të njohura të Azisë Juglindore. Me plazhe të izoluar, tempuj prehistorikë, një histori të trazuar dhe një klulturë magjepsëse ky vend i vogël nuk duhet humbur. Doni të dini diçka më shumë? Ja  7 atraksione të Kamboxhias që do ju bëjnë ta shtoni në listën tuaj të udhëtimeve
 
1. Angkor Wat
Angkor Wat është një sit i trashëgimisë  botërore të  UNESCO-s dhe është monumenti më i madh fetar i ndërtuar ndonjëherë. Ndërsa  Angkor Wat  është padyshim tempulli më i njohur në Kamboxhia,  nuk do të thotë se shkoni atje vetëm për të parë Angkor Wat.  Shkoni të shihni të gjithë qytetin prehistorik të Angkor-it. Ecja  përmes rrënojave, vendosur thellë në pyll,  është vërtet një përvojë e mrekullueshme.
 
2. Historia
Kamboxhia ka një histori të fuqishme dhe tronditëse që ka ende vragat e gjenocidit dhe të pushimit. Megjithëse mund të mos jetë një temë e lumtur ndërsa udhëtoni në Kamboxhia,  Fushat e Vrasjes dhe Muzeu S20 të mbërthejnë për të njohur më shumë rreth vendit. Megjithëse vende si Fushat e Vrasjes kanë qenë brutale, sot është një vend paqësor, kur njerëzit mund të mësojnë nga kthesa që ka ndodhur në këtë vend dekada të shkuara.
 
3. Kostot
Kamboxhia ka çmime të ulëta, edhe më të lira se fqinjët e saj Tajlanda dhe Vietnami. Është një nga vendet më pak të kushtueshme në Azinë Juglindore dhe vend i përsosur për udhëtarët me buxhet të ulët.  Përshembull, një pintë birrë është  40 qindarka.
 
4.Njerëzit
Njerëzit në Kamboxhia janë shumë të dashur, bujarë dhe mikpritës. Megjithëse norma e varfërisë po bie, prapë mbetet vend i varfër. Pagat vazhdojnë  të jenë shumë të ulëta, megjithëse shërbimet janë të mira dhe bakshishet gjithashtu. 
 
5. Ushqimi
Ushqimi kamboxhian është modest dhe qetësues dhe kultura kulinare nuk duhet humbur. Është shpesh një lloj ushqimi që ka shumë kontraste- të ëmbël dhe të hidhur, të kripur dhe të athët, të freskët dhe të gatuar. Orizi është baza, servirur pak a shumë në çdo vakt dhe mund të vijë me erëza, çomlek dhe peshk të ujërave të freskëta. Vendi është i mbushur me tregje të zhurmshme dhe me tregtarë rruge, që do të thotë se ke plot mundësi për t’i provuar të gjitha nga kuzhina e këndshme.
 
6. Tregjet
Nga  Siem Reap në  Phnom Penh, tregjet e mbushura i gjen nëpër të gjithë Kamboxhian. Shumica e tregjeve kanë hapësirë të kufizuar me korridore të ngushtë ku ka dyqane të vogla mbushur me gjithçka, nga bizhuteritë te veshjet, frutat e freskëta dhe perimet.
 
7. Jeta e natës
Nëse vizitoni Kamboxhian, do ju duhet të paktën një natë jashtë. Netët janë më të orientuara nga vendasit dhe vizitorët janë të servirur me shumë opsione. Baret janë plot me njerëz në shumë lokacione turistike si Siem Reap dhe ofrojnë muzikë live, oferta happy hour dhe pije interesante.