Në 2016 –ën, Andrew Stephens bëri atë që shumë njerëz vetëm ëndërrojnë ta bëjnë në jetët e tyre: ai la punën, shiti gjithë ç’kishte dhe bleu një varkë. Në  11 muajt e fundit ai ka lundruar nëpër botë dhe nuk ka plan ende të ndalet. Duke përdorur afro  27 dollarë kursime nga rroga, Stephens  u kthye në shtëpinë e tij në Seattle për të studiuar ekonomi-biznes dhe bleu enën e ëndrrës së tij; një varkë  lundrimi.

Pas disa vitesh studimi të aftësive lundruese dhe pasi kurseu 15 mijë dollarë ai doli në oqean të hapur pa asnjë destinacion të caktuar në mendje. Deri tani ai ka mbuluar  10 mijë milje. “Synimi për të lundruar nëpër botë nuk është thjesht ta mbyll aty ku e nisa, as nuk ishte të gjeja “diçka” që mendoj se shumë prej nesh e kërkojnë”, ka shkruar në website-in e tij.
Një foto që kremtonte 10 mijë miljet e tij u bë virale në Reddit, ku ai iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të përdoruesve rreth aventurave të tij.
 
Jeta në det jo gjithnjë është aq me shkëlqim. Stephens ka shpenzuar [pjesën më të madhe të kursimeve dero tani. Megjithatë ai ka shkurtuar shpenzimet me  500 dollarë në muaj. Ai ka magazinuar shumë ushqime që nuk prishen. Me raste, një mik i dërgon pako kujdesi. Ai gjithashtu e ka parë veten në disa situata të vështira atmosferike.
 
Por pavarësisht vështirësive, Stephens takon shumë njerëz interesant dhe sheh peizazhe të n mrekullueshme në udhëtimet e tij. “Në Azi, përpiqem të aventurohem aty ku nuk ka turistë”. Stephens fiton para duke postuar video të aventurave të tij dhe jep këshilla lundrimi në Youtube dhe website. Ai gjithashtu ka klipe dhe foto të vendeve ku shkon, në Instagram.
 
Në një postim në website ka shkruar “Kam kapërcyer shumë vështirësi por gjithashtu kam kaluar kohë të mrekullueshme...Ndihem sikur jam në elementin tim tani, edhe pse jam vetëm, në gjysmë të rrugës, duke bërë diçka që nuk e mendoj a si të mundshme”. Të lundrosh botës për të jetuar duket si një punë ëndrrash.