Nëse preferon të udhëtosh vetëm në vend që të jesh pjesë e ndonjë grupi, mund të ndodhë për shkak se je shumë inteligjent. Sipas një studimi nga Shoqata Psikologjike Britanike, njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa të përjetojnë “më pak kënaqësi në jetë kur socializohen shpesh me miqtë”. Duke përdorur të dhëna nga një vëzhgim afatgjatë prej 15 mijë njerëzish nga mosha 18 – 28 vjeçare, psikologët kanë përcaktuar se ata që jetojnë në qytete ishin përgjithësisht më pak të lumtur se ata që jetojnë në zona rurale dhe njerëzit prireshin të raportonin kënaqësi më të madhe në jetë kur shihnin miqtë më shpesh.
Studimi e justifikoi këtë zbulim me “teorinë e lumturisë së Savanës”. Ata krahasuan më shumë jetesën rurale me mënyrën sesi paraardhësit dikur udhëtonin në fise të vogla të lidhjes së ngushtë. Në mënyrë bazike, stili i jetesës së fiseve që mblidheshin për gjueti ka formuar themelet evolucionare për atë çka i bën njerëzit të lumtur tani.
Kështu për një person mesatar, që jeton në një qytet të vogël dhe socializohet në mënyrë aktive me miqtë, ka gjetur çelësin për lumturinë. Megjithatë,  e vërteta ishte krejt e kundërt për një njeri me inteligjencë të lartë. Një psikolog teorizoi se njerëzit e mençur tërhiqen në vetmi kur janë duke bërë ndonjë punë fisnike. Nëse po përpiqen të kurojnë kancerin apo të krijojnë një kryevepër arti, të marrin kohë prej punës për të dalë me miq mund t’i bëjë të dyshojnë te vlerësimi për veten, gjë që është thelbësore për lumturinë, sipas psikologëve që studiojnë fenomenin.
Megjithatë studimi ngre disa pyetje: A janë ata që jetojnë në qytete të palumtur edhe më përpara jetesës aty apo njerëzit e palumtur tërhiqen nga stili urban i jetesës? Dhe a janë njerëzit inteligjentë për shkak se ata socializohen më pak apo ata socializohen më pak sepse janë më inteligjentë? Mbase është koha të rezervosh një udhëtim solo për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve!:)