Udhëtari i duruar e di se thesaret zakonisht duan pak punë të zbulohen. Plazhi i Fshehtë është një nga atraksionet natyrore më intriguese të Meksikë, por të duhet pak mund derisa ta mbërrish. Plazhi që është krejt i rrethuar nga një shpellë me një gropë gjigande në çati për të lejuar dritën e diellit, mund të mbërrish aty vetëm pasi ke notuar ( ose me kajak) përmes tunelit.
Plazhi është në  Islas Marietas, në gjirin e  Puerto Vallarta në pjesën perëndimore të Meksikës. Për të mbërritur atje, vizitorët duhet të bëjnë një udhëtim me varkë që zgjat një orë. Me të arritur në ishull, mund të notojnë ose rremojnë në ujërat e Paqësorit për të arritur tek rëra.
 
Por me të arritur te plazhi ka plot gjëra për të bërë. Ka shkëmbinj koralorë në ujë, perfektë për një pasdite të kaluar duke bërë zhytje me periskop. Ishujt kanë  florë dhe fauna unike për ata që duan të zbulojnë anën natyrore. Dhe sigurisht ka plot hapësira në plazh për banjë dielli.
 
Çudia natyrore nuk është edhe aq natyrore në fakt. Shumë besojnë se shpella e ka marrë atë çati unike dielli kur Ishujt Marietas u  përdorën si shënjestër për praktika bombardimi nga qeveria Meksikane gjatë Luftës së Parë Botërore. Në atë kohë, ishujt u zgjodhën për shkak se ishin krejt të pabanuar.
 
Më 1960-ën, Jacques Cousteau  drejtoi një fushatë për të mbrojtur  ishujt kundër ndërhyrjes njerëzore. Ishujt u emërtuan park kombëtar më  2005 –ën dhe janë tashmë terrene të mbrojtura me ligj.