Shumë njerëz po shkojnë të shohin ujëvarën  Skradinski  të Kroacisë, e njohur për  17 shkallët  që mbulojnë një sipërfaqe të madhe në Parkun  Kombëtar Krka. Është bërë aq popullor sa zyrtarët e parkut kanë limituar numrin e turistëve që mund ta vizitojnë. Menaxhimi i parkut lajmëroi ndryshimin javën e shkuar, sipas   Lajmeve kroate, në një përpjekje për sigurinë e vizitorëve dhe për të mbrojtur pasurinë natyrore të zonës.
Sipas website-it të parkut, Skradinski është një nga pjesët më të vozitura të parkut. Zyrtarët kanë vendosur të limitojnë numrin në  10 mijë.

Stradinski ka një rrjet shtigjesh dhe urash që i lejojnë turistët të admirojnë ujërat që rrjedhin gjatë gjithë vitit.
Si ujëvara më e gjatë përgjatë Lumit Krka, Skradinski zbret në një liqen më të ulët që është bërë pikë popullore për notarët.
Ka gjithashtu mullinj të rinovuar uji që i kanë rezistuar shekujve. Disa prej tyre janë konvertuar në  dyqane suveniresh, mensash dhe zona ekspozitash, ndërsa ata që duan të bëjnë ecje sportive mund të shfrytëzojnë shtegun nga  Lozovac  dhe Skradin.
 
Ata që vizitojnë zonën do të drejtohen në pjesë më pak të populluara të parkut, me të mbërritur numri 10 mijë për të pritur më pas të pastrohet zona. Parku shtrihet mes lumenjve   Krka dhe  Čikola dhe është i njohur për ujëvarat madhështore dhe plot peizazhet që formohen nga ato.