Ky ishull tropikal është i mbushur me qenushë që mund t’i adoptoni

Një ishull i mbushur me qenushë është pak a shumë një copë parajse. Por fatmirësisht është edhe realitet. Në ishullin e Providenciales në Turks & Caicos, ka me qindra qenushë të shpëtuar nga rruga gati për të lodruar, shëtitur dhe madje për t’u adoptuar.
Charity Potcake Place ka prej 2005-ës që shpëton qenushë Potcake  dhe duke mos pasur një strehimore në ishull shpesh përballen me probleme si uria.  Potcakes  janë një përzieje 
Labrador Retriever, Pastor Gjerman dhe Fox Terrier-ë anglezë. Mesatarisht janë  50-70 të shpëtuar nën kujdes dhe afro 500 qen adoptohen çdo vit.
Të interesuar për të pasur një? Duhet të kesh mbushur moshën  25 vjeç për ta bërë këtë.  Qenushët kanë të gjithë kartelën mjekësore dhe një  kartë me të dhëna mbi vaksinat dhe certifikatën e veterinerit. Adoptimi  është falas por vullnetarët kërkojnë  donacione në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e nevojshme. Edhe nëse nuk arrini të merrni një me vete në shtëpi, stafi ju mirëpret të shkoni në ishull dhe të luani me qenë gjatë gjithë ditës ose thjesht të dhuroni për t’u ardhur në ndihmë katër putroshëve.  Dhe fatmirësisht nuk është i vetmi ishull i mbushur me qen për adoptim. Territorio de Zaguates në Kosta Rika gjithashtu ka qenë rruge për të cilët kujdeset, i ushqen dhe i mirëpret vizitorët që mund të duan t’i adoptojnë.