Këto 35 vende janë të shpërndarë në të gjithë planetin dhe janë emëruar për arsye të ndryshme. Nga Gjermania, një seri shpellash me artin më të vjetër të botë të epokës së akullit. Ka gjithashtu një qytet historik në Indi dhe një fermë subarktike në Groenlandë.

Asmara, Eritrea
Asmara njihet për ndërtesat moderniste, që kanë mbetur të paprekura prej viteve 1930. Disa i referohen qytetit si “Roma e Vogël”. Nëse pranohet në listë, mund të bëhet i pari vend i Eritreas në UNESCO.
 
Ahmadabad, India
I quajtur ndryshe si Mançesteri i Indisë, qyteti historik është përplot me tregje tekstilesh, xhami madhështore dhe varre të dekoruara të sundimtarëve mesjetarë.
 
 Parku Kombëtar i Mole-it, Ganë
Njihet për bio-diversitetin, që përfshin 93 gjitarë, 400 lloje zogjsh, 33 reptilë dhe insekte dhe pesë lloje të ndryshme fluturash.
 
Katedralja e Naumburgut, Gjermani
Kjo katedrale romake  qëndron thuajse e pandryshuar qysh prej ndërtimit të saj më 1213 –ën.
 
Qendra Historike e Mbanza Kongo, Angola
Ish kryeqyteti i Republikës së Kongos është i njohur për rrënojat e katedrales së shekullit 16, ku shumë angolas e quajnë të parën në Afrikën Sub-Sahariane ( megjithëse ka shumë debat rreth kësaj).
 
Okinoshima, Japoni
Ky ishulli i fshehtë religjioz ka kaluar shumë debate qysh prej emërtimit, pasi historikisht gratë nuk lejohet të shkelin aty.
 
Zona Xam, Komani, Afrikë e Jugut
Është zonë është shtëpi e njerëzve Komani, që mendohet se janë të fundmit indigjenë të mbijetuar të komunitetit San në Afrikën e Jugut.
 
Qinghai Hoh Xil, Kinë
Ky rezervat natyror konsiderohet habitati më i rëndësishëm veror dhe sfondi për çiftimin e Antilopës tibetiane.
 
Khor Dubai, një gji tradicional për tregtarët Emiratet e Bashkuara Arabe
Përroi Dubai, siç njihet ndërkombëtarisht ka qenë instrumental në vendosjen e suksesit tregtar të Dubait me peshkimit, kërkimin e perlave dhe tregtinë.
 
Grand-Ile Strasburg, Francë
Ky vend është tashmë pjesë e trashëgimisë UNESCO , por organizimi mund të zgjedhë të zgjerojë kufijtë e vet, Ishulli është i njohur për ruajtjen e ndërtesave mesjetare të historisë së Strasburgut.
 
Kujataa, Danimarkë
Kjo zonë është përdorur nga Epoka Mesjetare deri në fillim të shekullit 20 për fermat subarktike nga eskimezët.
 
LuginaTehuacán-Cuicatlán Valley, Meksikë
Rezervati i biosferës është i emëruar për malet dhe luginat e tij.  Topografia komplekse gjithashtu përmban tre lloje të ndryshme klime: të thatë, pyje tropikale dhe pyje të moderuar.
 
Parku Kombëtar Lose Alceres, Argjentinë
Ky park është i njohur për serinë e tij me liqene dhe lumenj të lidhur, maja malesh dhe pyje.
 
Kulangsu, Kinë
Pas luftës së parë të Opiumit, ky ishull u  bë një portal përmes së çilit qytetërimet perëndimore hynë drejt Kinës.
 
Vendet Luteriane në Gjermaninë Qendrore
Ky koleksion vendesh në Gjermaninë Qendrore ( kryesisht kisha) janë të shoqërizuara me Martin Luterin dhe Reformacionin.
 
Manastiri Gelati, Gjeorgji
Ndërtesat e këtij manastiri janë ndërtuar mes shekullit 12 dhe 17. Kompleksi është i njohur për mozaikët dhe pikturat murale si një shembull i shkëlqyer i arkitekturës mesjetare gjeorgjiane.
 
Miniera e Argjendit dhe Zinkut Tarnowskie Góry, Poloni
Kjo minierë historike daton më 1500-ë. Është e emërtuar si një shembull i veçantë i një rrjeti të madh minierash.
 
Afrodizia, Turqi
Ky qytet antik është i njohur si një sit arkeologjik për periudhën e antikitetit grek dhe romak.

Pyjet e Karpateve, Gjermani
Ky pyll njihet sek ka “modelet më të plota dhe gjithëpërfshirëse ekologjik dhe ahun më të pastër europian.
 
Zona e konservimit Bhitarkanik, Indi
Ky sit është një tokë e njomë e njohur për diversitetin e lartë gjenetik dhe ekologjik. Ka më se 300 specie të ndryshme, 62 ndër vertebrore, 19 peshq dhe 5 amfibë të regjistruar.
 
Siti arkeologjik Sambor Prei, Kamboxhia
Ky kompleks religjioz, që tani shtrihet në rrënoja, daton në Mbretërinë Para Angkoriane të Kamboxhias Çenla ( nga shekulli 6 -9). Është vendosur si një kryeqytet dhe shenjtërore mbretërore.
 
Katedralja e qytetit ishull të Sviyazhsk, Rusi
gjatë shekullit 16, Ivani i Tmerrshëm erdhi në këtë ishull dhe vendosi të ndërtojë një fortesë që do e ndihmonte atë të fitonte një betejë. Katedralja që u ndërtua në atë kohë, njohët për ruajtjren e shumë afreskeve.
 
Talayotic Minorca, Spanjë
Ka 25 site arkeologjike përqark Minorca-s që janë emëruar. Të gjitha konsiderohen si shembuj të mirë të kulturës Talayaotic-e që daton në prehistori dhe proto-historinë e ishullit.
 
Bauhaus, Gjermani
Bauhaus ishte vendi i një prej revolucioneve më të mëdhenj arkitekturorë të fillim shekullit 20. Koleksioni i ndërtesave në kampus u krijua dhe u furnizua nga disa mjeshtra të lëvizjes si Walter Gropius, Hannes Meyer, Laszlo Moholy-Nagy dhe Wassily Kandinsky.
 
Dauria, Mongoli
Ky rezervat është i populluar nga stepat unike siberiane dhe sipas UNESCO-s është një nga terrenet e gjelbër euro-aziatike të stepës ku jeta e egër dhe ajo e zbutur bashkekzistojnë.
 
Taputapuatea, Francë
Kjo komunë në Polinezinë franceze ka një sit arkeologjik që dikur konsiderohej si qendër religjioze e Polinezisë Lindore.
 
Distrikti i Liqenit Anglez, Britani
Zona që frymëzoi shumë poetë romantikë, si Wordsworth dhe Coleridge, më pas u bë parku i parë kombëtari i Britanisë.
 
Qyteti i vjetër Hebron/Al-Khalil, Palestinë
Al-Khalil u bë një nga katër qytetet e shenjtë të Islamit, pas Mekës, Medinës dhe Jerusalemit.
 
Siti arkeologjik Valongo Wharf, Brazil
Ky vend në Rion e poshtme është pjesë famëkeqe e tregtisë së skllevërve afrikanë. Në atë vend skllevërit merrnin sëmundje apo vdisnin në udhëtimet me varka nëpër Atlantik ku edhe varroseshin.
 
Kompleksi W, Arly dhe Pendjari, Benin, Burkina Faso
Praku Rajonal W, Parku Arly dhe Pendjari është një zonë savane e njohur për popullsinë e fundit të lojës së mashe si luanët e Afrikës Perëndimore, hipopotamet dhe buajt. Shtrihet në Benin, Burkina Faso dhe Nigeri.
 
Pallati Sheki dhe Khan, Azerbajxhan
Qyteti historik i Shekit është i emëruar për planifikimin urban, me rrugë të mëdha, rrugica të ngushta dhe pallatin Khan.
 
Shpellat e Epokës së Akullit, Gjermani
Këto shpella në Gjermani janë të njohura se mbajnë koleksionin më të vjetër të veprave të atrit nga Epoka e akullit.
 
Yazd, Iran
Qyteti historik është i emëruar për koleksionin e larmishëm të arkitekturës, që daton nga periduha të ndryshëm dhe vijnë së bashku në një kombinim harmonik me kushte klimetarike.
 
As-salt, Jordani
Ish-kryeqyteti Trans-jordanez ka emëruar 25 ndërtesa të ndrysmë që përfaqësojnë epokën e artë të Saltit, nga 1865 deri më 1920 –ën.
 
Veprat venedikase  të mbrojtjes, Itali, Kroaci, Mali i Zi
Venedikasit ndërtuan një sistem kompleks mbrojtje që shtrihet mbi 600 milje nga Italia në Mal të Zi.