Del se ka pak opsione për më të guximshmit udhëtarë që vizitojnë rajonet malore të Kinës. Vitin e kaluar një urë e gjatë  prej qelqi u hap në Parkun Gjeologjik  Shiniuzhai të Kinës dhe tani udhëtarët po vizitojnë një urë që është shumë më e vjetër: ura lëkundëse në  Provincën Hubei.
Ura prej druri, litari dhe teli qëndron mbi 121 metra mbi një liqen dhe sipas  shangaistëve, lëkundet edhe kur nuk ka erë. Ura është ndërtuar vite më parë për të lidhur fshatrat e largët të   Enshi Tujia dhe Miao me Kinën Qendrore dhe banorët ende ecin nëpër të për të kaluar nga një fshat në tjetrin.
Fotot e kësaj ure kanë mbushur rrjetet sociale dhe vizitorët shtohen gjithnjë e më shumë.