Hotel “Letrari” (The Literary Man hotel)  në Obidos, Portugali, një fshat mesjetar që daton më shumë se 700 vjet e merr shumë seriozisht koleksionin e tij të librave. Në fakt, i gjithë hoteli është një biliotekë. Në çdo kthesë ka një mur të mbushur me tituj librash. Sipas pronait, hoteli aktualisht mburret me më shumë se 45 mijë libra. Synimi i hotelit të hapur tetorin e shkuar është të arrijë shifrën 100 mijë, në fund të vitit.

Obidos, rreth një orë e gjysmë me makinë në veriperëndim të Lisbonës, është shtëpi e afro  3 mijë banorëve. Ka vetëm pak hotele në muret  e Obidos, përfshirë edhe Pousada Obidos, një kështjellë 700- vjeçare. Gjatë ditës, njerëzit shkojnë në Obidos për të ecur në muret antike, të provojnë pijen vendase, (ginjinha) dhe të blejnë nga artizanët.

Hotel Letrari është pranë rrugës kryesore duke u bërë kështu pikë e mirë si bazë për eksplorimin tuaj.
Salloni i koktejeve dhe restoranti është  i emërtuar sipas një legjende letrare.
 
Dhe sa i përket librave, ka diçka për secilin bibliofil: receta librash nga më të mirat e industrisë, rrotulla poezish, rrëfenja, gërmime historike për destinacione nëpër botë.

Nëse do të ekzistonte ndonjë restorant që do ju llastonte për një darkë solo, konsderojeni një libër të mirë si shoqëruesi  i përsosur.