Ta kthesh avionin në mes të fluturimit është ngjarje e rrallë dhe ndodh për shkak të ndonjë trysnie për shkaqe mekanike. Por ka edhe raste të paparashikueshme, jo teknologjike që i detyrojnë avionët të ndërrojnë kurs. Ja disa arsye nga më të çuditshmet!

Zogjtë
Shumë fluturime janë detyruar të kthehen në mes për shkak se janë përballur me tufa të mëdha zogjsh.
Një qen
Kur një mekanizëm ngrohjeje u dëmtua në zonën e ngarkesave në një fluturim nga Tel Avivi në Toronto, piloti vendosi të kthejë avionin për shkak se një nga pasagjerët kishte poshtë qenin e tij, një bulldog francez.
Probleme me banjën
Një fluturim i British Airways nga Heathrow në  Dubai u detyrua  të kthehet për shkak se dikush kish bllokuar tualetin.
Një lazer
Virgin Airlines ka thënë se një prej fluturimeve të Nju Jorkut u desh të kthehet nga   London Heathrow pasi një dritë jeshile  laseri në kabinë sëmuri Oficerin e Parë.
Sëmundje e mistershme
Një sëmundje misterioze që preku disa pasagjerë në një fluturim  të American Airlines drejtuar për Los Anxhelosit, duke u detyruar të aterrojë në Londër.
Joga
Një fluturim nga Havai në Japoni duhet të kthehej pasi një pasagjer refuzoi të ulej gjatë shërbimit të vaktit sepse donte të meditonte dhe të bënte joga.
Të këndosh Whitney Houston-in
Një pilot duhet të bënte një ndalesë të beftë në Kansas pasi një pasagjer refuzoi të ndalonte së kënduari këngën me të gjithë mushkëritë. Një nga performancat e saj përfshinte një nga më të famshmet e Whitney Houston “I Will Always Love You”.
Tost i djegur
Një fluturim nga Majemi u kthye në  Boston Logan International Airport për atë çka u quaj më pas se ishte një copë bukë e djegur në tostierë.
Një akrep
Një fluturim i  Alaska Airlines nisur për në Portland u kthye në Los Anxhelos pasi një akrep pickoi një grua. 
Një derë e hapur
Ekuipazhi i një fluturimi të Jin Air kuptoi se një derë nuk ishte mbyllur si duhet për rreth 40 minuta, duke shkaktuar kthimin në mes të fluturimit. 
Një qese me arra
Cho Hyun-ah,  një  zëvedës resident i Korean Air, shkaktoi  një gjullurdi pasi frutat e thata iu servirën në qese dhe jo në tas dhe kjo bëri që të kthehej një Nju Jork. 
Aroma 
Një fluturim i United Airlines nga  Austin, Teksas nga Newark, New Jersey  u detyrua të bënte ulje të papritur për shkak se një pasagjer dhe ekuipazhi ndjenë aromë tymi.
Vemje
Fluturimi i US Airways nga Atlanta në Nju Jork u kthye në gate pasi vemjet nisën të dalin nga compartmenti i valixheve tek pasagjerët.  
Urinimi mbi një pasagjer
Flutuimi i Air Meditarranee  ML2673,në rrugë nga Algjeri në Paris, u detyrua të kthehet në Lion kur një pasagjer urinoi mbi një pasagjer tjetër.
Dy pasagjerë që mungonin
Në 2015-ën fluturimi Air Malta KM 146 kuptoi se kishte harruar dy pasagjerë në gate për rreth  40 minuta dhe iu desh të ktheheshin për t’i marrë.
Një mi 
Një fluturim i Air India u desh të devjojë rrugë për shkak se një pasagjer i paftuar me katër putra hyri në kabinë
Një birrë
Një fluturim i Alaska Airlines duhet të devijonte pasi një pasagjer u bë i dhunshëm pasi  stjuardesat i servirën birrë.