Fluturimi është shumë i  sigurt dhe falë përparimeve teknologjike, bëhet gjithnjë e më i sigurt. Pavarësisht faktit se gjasat që avioni juaj të bjerë është afro në 5.4 milionë dhe udhëtimi me makinë është 100 herë më vdekjeprurës se të ngjitesh në avion, shumë udhëtarë shqetësohen nga ideja e një tubi metalik që fluturon përmes ajrit. Disa udhëtarë , të shpeshtë apo jo, duan të dinë ku të ulen në një avion për të përmirësuar shanset e mbijetesës së një rrëzimi a përplasjeje, pavarësisht sa i pagjasë mund të jetë.  
Vitin e kaluar TIME ka analizuar aksidentet me avionë dhe ndenjëset për të caktuar cila ndenjëse në avion është më e sigurt dhe kushdo që paguan pak më tepër për t’u ulur në fillim nuk rezulton ashtu. Del që ndenjëset në mes nga fundi i avionit kanë rezultatet më të mira.
Për të dalë në këtë konkluzion TIME ka hyrë në bazën e të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit mbi aksidentet me avionë, për të parë rreth aksidenteve me fatalitete dhe të mbijetuar e për të përcaktuar se ku kanë qenë ulur  të mbijetuarit me fat. Studimi i tyre zbuloi  se në“ndenjëset nga pjesa e tretë e pasme e avionit ka një përqindje fatalteti me  32 %, krahasuar me  39 % në ndenjëset në mes dhe 38 % në fillim”.
Nëse doni t’i shmangni këto ndenjëse, studimi ka zbuluar se ndenjëset nga ana e korridorit në mes të kabinës kanë një normë fatalieti prej 44%. Ndenjëset e mesit në fund të avonit kanë normën më të ulët me  28%, kijeni parasysh kur të uleni herën tjetër.   
Një studim i 2008-ës nga Universiteti i Greenwich-it ka vërejtur se vende të tjera të sigurta në avion janë dy radhët pranë daljes së emegjencës. Kjo mund të jetë për shkak se ato ndenjëse mund të dalin më shpejt nga avioni nëse janë të detyruar.
Ndërsa studimi duket intersant Federata e Aeranautikës thotë se nuk ka një vend më të sigurt në avion. Pra nës një aksinet ndodhd, gjë që prapë është e rrall, shanset e mbijetesës nukvaren nga ndenjësja por rrethanat  e aksidentit.
TIME gjithashtu ka theksuar se mbijetesa ishte e rastësishtme,  si edhe ndenjëset.